Ekomomisti: Sot shqiptarët që kanë kursimet dhe punën në euro, janë 40% më të varfër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomisti Dritan Shano shpjegoi se çfarë po ndodh me fuqizimin e lekut në raport me valutat e huaja.

“Sot po ndodh që të gjithë shqiptarët që i kanë kursimet e tyre në euro dhe punën e tyre në euro, janë 40% më të varfër.

Është një gjë që nuk më pëlqen. Nuk është diçka që ndodhi tani, kjo ka nisur me këmbënguljen e Bankës së Shqipërisë për deuroizimin e ekonomisë.

Kam qenë kundër, pasi ekonomia nuk mund të vihet në dispozicion të nevojës që ka Banka e Shqipërisë për të patur politika efektive. Shqiptari nuk beson te leku, te qeveria apo te Banka e Shqipërisë, por beson te një monedhë e huaj”, deklaroi Shano, në “Intervistë” në A2 CNN.

Më tej, Dritan Shano tregoi se kush përfiton nga ky forcim i lekut.

“Ne jemi një vend me pak investime të huaja dhe leku i fortë i largon këto investime, i zhduk.

Kjo politikë ka dëmtuar shumë të ardhmen e ekonomisë sonë. Në teori, do të ulte inflacionin, por po shohim që inflacioni nuk do t’ia dijë për këtë fuqizim të lekut. Inflacioni, gjatë gjithë këtyre viteve, është 13-30%.

Atëherë, për çfarë më duhet leku i fortë? Duhen marrë masa për ta dobësuar lekun. Përfitojnë të gjithë importuesit; përfiton qeveria që ul kostot e borxhit; përfitojnë ata që importojnë energji elektrike”, theksoi Shano.

Të fundit

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Lajme të tjera

Web TV