Rriten vdekjet e lidhura me alkoolin në SHBA, më të rrezikuara gratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekjet e lidhura me alkoolin janë raportuar gjithnjë në rritje në SHBA, por një studim i ri tregon se gratë janë më të rrezikuara vitet e fundit.

Ritmi i vdekjes së tyre është shumë më i shpejtë se i burrave amerikanë.

Ekspertët që gjurmuan të dhënat prej vitit 1999 deri në 2020 shprehen se ato treguan se rritja më dramatike ka ndodhur në 3 vitet e fundit të studimit.

Nga viti 2018 deri në vitin 2020, ka pasur një rritje prej 14,7%, ndërsa për burrat kjo rritje ka ecur me 12.5% në vit.

Në studim u përfshinë 605 mijë vdekje në SHBA, të shkaktuara nga alkooli përgjatë periudhës 20 vjeçare. Ato lidhen me helmimet nga alkooli dhe efektet anësore të tij si sëmundjet e mëlçisë, gastrit duke përjashtuar rastet e vrasjeve apo ngjarje ku alkooli ka ndikuar në mënyrë indirekte.

Në përgjithësi, burrat kanë tre herë më shumë gjasa të vdesin nga problemet e lidhura me alkoolin sesa gratë, por hendeku është ngushtuar ndjeshëm, sidomos tek të moshuarit mbi 65 vjeç. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se gratë e moshuara po pinë më shumë, shpjegojnë studiuesit, por ndryshimet biologjike i bëjnë ato më të ndjeshme ndaj efekteve të alkoolit.

Në SHBA, alkooli renditet si shkaku i katërt kryesor i vdekjeve të parandalueshme, pas duhanit, kequshqyerjes e mungesës së aktivitetit fizik, dhe drogave të paligjshme, duke rezultuar në më shumë se 140 000 vdekje në vit

 

Të fundit

1945 – San Francisko, Nënshkruhet Karta e Kombeve të Bashkuara

Më 26 qershor 1945, në përfundim të Konferencës së San Franciskos, përfaqësues nga 50 vende aleate që kishin luftuar...

“Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë ekskluzive me Reuters. Rutte shpjegoi se...

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më...

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, mbajti një nga...

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person që varet nga ju. Keni...

Lajme të tjera

Web TV