Shqiptarët tërheqin kursimet nga bankat për të përballuar jetesën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët patën më pak para’ të kursyera në banka muajin e shkuar. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se muajin e shkuar totali i depozitave të familjeve në lekë ra në 429.5 miliardë lekë nga gati 437 miliardë lekë qershorin e një viti më parë.

“Shkau i çmimeve. Janë rritur aq shumë sa nuk mbetet asgjë për të kursyer. Jemi duke ngrënë ato që kemi kursyer”, thonë qytetarët.

Për të përballuar jetesën, shqiptarët duket se kanë tërhequr nga bankat edhe kursimet në euro. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se totali i depozitave në valutën europiane në fund të muajit të shkuar ra në 511,5 milionë euro nga 527,9 milionë qershorin e një viti më parë.

“Janë të ardhurat e pamjaftueshme dhe çmimet e larta ato që nuk lejojnë të mbash diçka të kursyer në bankë”, thonë qytetarët.

Megjithatë, në një kohë sasia e parave të kursyera nga individët në banka u ul, muajin e shkuar totali i depozitave në lekë, përfshirë bizneset,  rriti në 547. 8 miliardë lekë nga më pak se 544 miliardë qershorin e 2022-shit.

Ecuri ndjeshëm më e mirë paraqitet te depozitat në euro, të cilat në fund të muajit të shkuar kanë kapur nivelin e gati 6.7 miliardë eurove. Në raport me një vit më parë, kursimet totale në banka në monedhën europiane rezultojnë të jenë zgjeruar me 13,3 për qind.

Të fundit

Ngacmim moral, “shpikja” e radhës e Mbappe për një gjyq në Paris

Kylian Mbappe ka akuzuar Paris Saint-Germain për ngacmim moral. Ju duket gjë e padëgjuar? Ndoshta, por ai thjesht ka...

Rikthehen tërmetet! Çfarë të bëni nëse jeni në shtëpi, në rrugë apo në makinë

Tirana dhe qytetet fqinje kanë përjetuar ditët e fundit momente frike dhe paniku për shkak të aktivitetit të moderuar sizmik, me tërmete deri në...

VIDEO: Ylli i Real Madrid jep asistin perfekt në Botëror

Vinícius Junior nuk është lojtar normal. Braziliani e tregoi këtë edhe në ndeshjen e Real Madridit në Kupën e Botës për Klube kundër RB...

Shkodër, mjeti përplaset me një motor, plagoset 16- vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dal nga rruga, duke përplasur një motor me të...

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE...

Lajme të tjera

Web TV