Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Berat, përfundon në spital në gjendje të rëndë

Një i plagosur me armë zjarri ka mbërritur mbrëmjen e sotme në spitalin e Beratit.

I plagosuri është Xhuljano Goga,27-vjeç,banues në lagjen “Uznovë” në Berat.

Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij,i mbuluar me gjak, por nuk ka treguar asgjë,se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.

Gjendja e tij është e rëndë, ai ndodhet në sallën e operacionit dhe do të trasportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.