Si të merrni ngjyrë në plazh duke e dëmtuar sa më pak lëkurën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëkura e nxirë nuk është kurrë 100% e shëndetshme dhe ky fakt duhet theksuar që në fillim! Ekspozimi i zgjatur në diell ka një larmi rreziqesh, ndonëse ju mund ta pëlqeni pamjen e lëkurës me një ngjyrë disi më të errët.

Kini parasysh që qëndrimi për shumë kohë në diell mund të rrisë mundësitë për:
– melanoma ose kancer të tjerë të lëkurës
– dehidratim
– djegie nga dielli
– plakje të parakohshme të lëkurës
– dëmtim të syve etj.

Nëse doni të merrni ngjyrë, të paktën sigurohuni që të zvogëloni sa më shumë rreziqet:

1. Përdorni krem kundër diellit: Vendosni gjithmonë krem mbrotjës në të gjithë trupin me faktor mbrojtës SPF 30. Mos përdorni vaj nxirës që nuk ofron mbrojtje nga dielli. Sigurohuni që ta vendosni kremin të paktën 20 minuta para se të dilni jashtë. SPF 30 është mjaftueshëm i fortë sa për të bllokuar rrezet e dëmshme të diellit, por jo aq sa të mos nxiheni.

2. Ndërroni shpesh pozicionet kur qëndroni në diell: Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni djegien e një pjese të trupit.

3. Mos qëndroni jashtë më gjatë sesa lëkura mund të krijojë melaninë: Melanina është pigmenti përgjegjës për nxirjen. Të gjithë trupat kanë një kufi kohor ku prodhimi i melaninës ndërpritet, zakonisht 2-3 orë. Pas kësaj periudhe, lëkura nuk do të errësohet më brenda ditës, thjesht do të dëmtohet.

4. Hani ushqime të pasura me likopen: Likopeni ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme. Ushqime të pasura me likopen përmendim domatet dhe shalqirin.

5. Nxihuni me zgjuarsi: Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve kur dielli është shumë i fortë (midis mesditës deri në orën 3 pasdite). Këshillohen oraret e mëngjesit ose pas orës 3.

Lexo edhe :  A është noti pas ngrënies i dëmshëm?/ Fakte që duhet t’i dini

6. Qëndroni në hije: Kjo do të shmangë djegien e lëkurës dhe do t’i japë lëkurës mundësi për pushim.

7. Produktet vetë-nxirëse: Nëse doni një lëkurë më të errët pa e dëmtuar, mos harroni opsionin e produkteve vetë-nxirëse.

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV