Sinéad O’Connor u tha fëmijëve se çfarë të bënin nëse ajo gjendej e pajetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sinéad O’Connor e dinte vlerën e trashëgimisë së saj muzikore.
Në një intervistë të vitit 2021 me revistën People për të promovuar librin e saj me kujtime, “Rememberings”, O’Connor tha se ajo u kishte shpjeguar fëmijëve të saj rëndësinë e mbrojtjes së muzikës dhe financave.

Për këtë qëllim, ajo u tha fëmijëve që të telefononin kontabilistin e saj përpara se të telefononin policinë nëse ajo gjendej e vdekur ndonjëherë.

“Shikoni, kur artistët janë të vdekur, ata janë shumë më të vlefshëm sesa kur janë gjallë,” tha ajo. “Tupac ka nxjerrë shumë më shumë albume që nga vdekja e tij sesa ka bërë ndonjëherë i gjallë.”

“Kjo është arsyeja pse unë i kam udhëzuar gjithmonë fëmijët e mi që kur ishin shumë të vegjël: Nëse unë vdes nesër, para se të telefononi 911, telefononi kontabilistin tim dhe sigurohuni që studiot muzikore të mos fillojnë të publikojnë këngët e mia dhe ju të mos e dini ku shkojnë paratë,” shpjegoi ajo.

Këngëtarja irlandeze ndërroi jetë këtë javë pasi u gjet e pa shenja jete në një shtëpi në Londër. Ajo ishte 56 vjeç. Asnjë shkak i vdekjes nuk është bërë i ditur.
O’Connor ishte nënë e katër fëmijëve. Djali i saj 17-vjeçar Shane vdiq vitin e kaluar.

Të fundit

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që...

Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua...

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Mësohet se nuk do...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Përmet, 24-vjeçarja në gjendje të rëndë nga pickimi i gjarprit

Një vajze 24-vjeçareje i është rrezikuar jeta nga pickimi i gjarprit pasi në spitalet e vendit nuk disponohet ilaçi kundër helmimit nga gjarpri. E reja,...

Lajme të tjera

Web TV