Anëtar i bandës së Endrit Dokles/ Konfiskohen pasuritë e Vito Bibës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfiskohen pasuritë e Vito Bibës dhe Englantina Bibës, bëhet fjalë për një sërë apartamentesh në Tiranë.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur konfiskimin e pasurive. Bëhet me dije se Vito (Vehap) Biba është dënuar  me 20 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu edhe  Englantina Biba  është deklaruar fajtore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Vehap Biba, njihet ndryshe si anëtar i bandës së Ednrit Dokles, numrit dy të bandës së Durrësit. Në vitin 2011 Biba u dënua nga drejtësia shqiptare me 8 vite burg për trafik heroine drejt Italisë.

 

 

NJOFTIMI 

Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.6 datë 27.01.2023 ka vendosur vendosur konfiskimin e pasurive të subjekteve Vito (Vehap) Biba (i cili me vendimin Nr. SIEP442/2011 date 27.09.2013, të Gjykatës së Bescias Itali, është dënuar me 20 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në pashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal Italian) dhe Englantina Biba (e cila me vendimin nr.45 datë 27.07.2011, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë është deklaruar fajtore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim) si dhe personave të lidhur.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.102 datë 06.07.2023 ka lënë në fuqi vendimin nr.6 datë 27.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Me këta vendime, Gjykatat kanë vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë:

Lexo edhe :  “21 Janari” Dumani: Hetime intensive për vrasjet dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

1. Pasuri e llojit “Truall” me sipërfaqe 352,6 m2 me sipërfaqe ndërtese 138,2 m2, Tiranë, në pronësi të Vito Biba;
2. Pasuri e llojit “Njësi” me sipërfaqe 292,8 m2, adresa Tiranë, në pronësi të Eglantina Biba;
3. Pasuri e llojit “Njësi” me sipërfaqe 274,8 m2, adresa Tiranë, në pronësi të Eglantina Biba;
4. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe shkalle 19,8 m2, sipërfaqe verande 36,3 m2, në pronësi të Eglantina Biba;
5. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, ….. sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;
6. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;
7. Pasuri e llojit “Apartament” me sipërfaqe 263,8 m2, adresa Tiranë, sipërfaqe verande 5,5 m2, në pronësi të Eglantina Biba;
8. Pasuri e llojit “Ndërtesë” me sipërfaqe 91,6 m2, me adresë Tiranë; godinë banimi 2 kate + 1 kat nëntokë: sipërfaqe kati nëntokë 40,2 m2, sipërfaqja e katit përdhe 91,6 m2, sipërfaqe verande 17,9 m2, sipërfaqja e katit të parë 91,6 m2, sipërfaqe verande 22,7 m2, në pronësi të Davide Vito Biba;
9. Pasuri e llojit “Truall” me sipërfaqe 262,5 m2 me sipërfaqe ndërtese 87,5 m2, godinë banimi 3 kate+1 kat nëntokë , sipërfaqe kati nëntokë 42,7 m2, sipërfaqja e katit përdhe 87,5 m2 (verandë 33.6 m2), sipërfaqja e katit të parë 121,1 m2 dhe sipërfaqe e katit të dytë 121,1 m2, në pronësi të Fatime Biba;

Të fundit

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit”. Një automjet ka...

Ben Blushi: Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të...

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka zbuluar objektivin minimal të kuqezinjve...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Lajme të tjera

Web TV