Iu nënshtrua një operacioni të vështirë, si paraqitet gjendja shëndetësore e Genc Fugës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë pas ndërhyrjes që aktori i mirënjohur i skenës shqiptare Genc Fuga realizoi në një nga spitalet private në Tiranë, mësohet se ai aktualisht është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ky detaj mësohet nga miqtë e aktorit, por në të njëjtën kohë bëhet me dije se mjekët po monitorojnë ecurinë të paktën derisa të kalojnë 48 orë nga ndërhyrja që cilësohen edhe orët më të rrezikshme.

Fuga iu nënshtrua një operacioni të vështirë, pasi pësoi një goditje cerebrale. Ishte bashkëshortja e tij, aktorja e regjisorja Eni Jani, e cila apeloi për ndihmë me anë të rrjeteve sociale. Ajo kërkoi ndihmë për mbledhjen e shumës prej 19 mijë eurosh, të nevojshme për ndërhyrjen në një spital privat.

Në një kohë rekord, brenda pak orësh nga apeli i bërë nga Eni Jani, shuma e kërkuar u sigurua. Jo vetëm kaq, por u mblodhën 43 mijë nga dhurimet përmes aplikacionit gofundme. Rreth 1200 qytetarë kontribuuan për shërimin e Fugës, mes të cilëve artistë, kolegë aktorë dhe personazhe publike në shuma të ndryshme.

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV