Kinematografia në zi, mbyll sytë përgjithmonë aktori i dashur për publikun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paul Reubens, aktori që luajti Pee-Wee Herman, vdiq në moshën 71-vjeçare nga kanceri, raporton Variety.

“Ju lutemi pranoni faljet e mia që nuk e kam diskutuar publikisht atë me të cilën kam luftuar gjatë gjashtë viteve të fundit”, shkroi Rubens në një deklaratë të postuar në llogarinë e tij në Instagram vetëm pas vdekjes së tij, me sa duket nga një anëtar i familjes, raportoi Variety.

“Gjithmonë kam ndjerë një sasi të madhe dashurie dhe respekti nga miqtë dhe audienca e mi. Ju kam dashur shumë të gjithëve dhe kam shijuar të krijoj art për ju”, shtoi ai.

“Mbrëmë i thamë lamtumirë Paul Rubens, aktorit, komedianit, shkrimtarit dhe producentit legjendar amerikan, personazhi i dashur i të cilit Pee-Wee Herman kënaqi brezat e fëmijëve dhe të rriturve me pozitivitetin, tekat dhe besimin e tij në rëndësinë e mirësisë. Pol luftoi me guxim kancerin. Për vite me rradhë me këmbënguljen dhe zgjuarsinë e tij karakteristike. Si një talent i madh dhe i arrirë, ai do të jetojë përgjithmonë në panteonin e komedisë dhe në zemrat tona si një mik i çmuar dhe një njeri me karakter të jashtëzakonshëm dhe shpirt bujar”, thuhet në njoftim.

Rubens e filloi karrierën e tij në vitet 1970 pasi u bashkua me trupën e komedisë Groundlings në Los Anxhelos si një komedian improvizues dhe aktor skenik. Në vitin 1980, ai lançoi The Pee-wee Herman Show, një prodhim skenik i përqendruar rreth një personazhi imagjinar që kishte zhvilluar prej vitesh.

Ndërsa Pee-wee u bë një figurë e dashur komike, shfaqja e Rubens u shit për pesë muaj dhe më pas ai mori një speciale në HBO.

Në vitin 1985, ai u bashkua me Tim Barton në Big Adventure të Pee-wee, i cili arriti sukses komercial dhe vlerësim kritik. Rubens u kthye tre vjet më vonë për vazhdimin, Big Top Pee-wee, me regji të Randal Klejser.

Të fundit

“Pse i fole për mua?!” Asllan Plaku i kthehet ashpër prokurorit Dibra në Gjykatë

“…Po si e harrove Asllan Plakun, nuk e përmënde fare atë…” Kjo deklaratë e shkurtër e përfaqësuesit të SPAK, Behar...

Furgoni përfshihet nga zjarri në autostradën Fier-Lushnje

Një furgon është përfshirë nga flakët në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur Vajkan. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Paraprakisht burimet bëjnë me...

Formula 1 zbardh kalendarin për vitin 2026/ Debuton Madridi, ngelet jashtë Imola

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) dhe Formula 1 kanë zyrtarizuar kalendarin e Botërorit 2026. Kampionati përbëhet nga 24 gara dhe do të shënojë përfshirjen...

Ka vetëm një protestë që e shpëton Shqipërinë: tek azili i pleqve demokratë

Ajo që njerëzit prisnin nga Partia Demokratike pas dështimit historik të 11 majit ishte një fazë e cila mund të quhej "Reflektimi". Demokratët duhej të...

Legjenda e futbollit gjerman “bekon” shitjen e Leaos te Bayern: Ja pse duhet

Nico Williams, Rafael Leão (26) dhe Bradley Barcola. Këto janë tri alternativat e Bayern për krahun e majtë të sulmit në merkaton e verës....

Lajme të tjera

Web TV