“Shqipe, të duam”, ja si i përgjigjet këngëtarja fansit që e priti me flamurin shqiptar

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është duke mbajtur këto ditë turneun e saj “Best F*n Night Of My Life” në disa vende të Europës.

Ndërsa ka performuar para publikut gjerman, Rexha është pritur me entuziazëm të madh nga fansat në dalje të koncertit.

“Shqipe, të duam”, ja si i përgjigjet këngëtarja

Artistja me famë botërore ka publikuar një video në “Instastory”, ku mund të shihej se numër i madh fansash kanë pritur jashtë me dëshirën për ta takuar këngëtaren ose për të realizuar ndonjë fotografi me të.

“Shqipe, të duam”, ja si i përgjigjet këngëtarja

Madje një fans shqiptar e ka surprizuar me flamurin kombëtar në duar, teksa i thotë “Shqipe, të duam zemër”.

Ndërkohë 33-vjeçarja gjithashtu përgjigjet në shqip duke thënë “Të dua shqipe”.

“Shqipe, të duam”, ja si i përgjigjet këngëtarja

“Shqipe, të duam”, ja si i përgjigjet këngëtarja