Çmimi i biletës së transportit publik do shkojë drejt dyfishimit

Përfaqësuesi i shoqatës së transportit publik, Kostandin Foni foli në lidhje me situatën transportit publik në vend.

Në një intervistë televizive ai theksoi se  katër linja deri më tani kanë falimentuar.

Sipas tij, nëse vazhdon e njëjta situatë çmimi i biletës së urbanit mund të rritet.