Peleshi, thirrje maturantëve/ “Regjistrohuni në një nga 3 degët e Forcave të Armatosura”

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë mesditën e kësaj të marte një mesazh për të gjithë maturantët që synojnë të kryejnë arsimin e lartë.

Peleshi ka publikuar në rrjetet sociale një video dhe i kërkon maturantëve të përzgjedhin si mundësi studimi një nga degët e bachelorit të ofruar nga Akademia e Forcave të Armatosura.

3 degët që ofron academia janë “Marrëdhënie Ndërkombëtare në fushën e Mbrojtjes”, “Teknologji Informacioni dhe Komunikim në fushën e Mbrojtjes” dhe “Shkenca Komunikimi në fushën e Mbrojtjes”

Ministri bën të ditur se afati e aplikimit për raundin e parë është deri në datën 3 gusht.

Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi fantastike për çdo maturant që synon një arsimim dinjitoz e cilësor. Përzgjidhni një nga 3 degët e bachelorit të ofruar nga kjo akademi:

•Marrëdhënie Ndërkombëtare në fushën e Mbrojtjes

•Teknologji Informacioni dhe Komunikim në fushën e Mbrojtjes

•Shkenca Komunikimi në fushën e Mbrojtjes

Afatet e aplikimit online për raundin e parë vijojnë deri më 3 gusht përmes portalit https://ualbania.al/”, thekson Peleshi.