Rafael Leao i bindur për të ardhmen: “Do fitoj Topin e Artë dhe Championsin me Milanin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani ka qenë një nga skuadrat më aktive këtë afat kalimtar veror me transferimin e disa futbollistëve.

Kuqezinjtë kanë marrë emra të rëndësishëm si Ruben Loftus-Cheek, Christian Pulisic, Tijjani Reijnders, Samuel Chukwueze, Noah Okafor e të tjerë.

E për transferimin e futbollistëve të rinj dhe objektivat ka folur njëri nga yjet më të mëdhenj të Milanit, Rafael Leao.

Sulmuesi portugez ka deklaruar fillimisht se ka për qëllim ta fitoj Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve me Milanin derisa e ndien vetën lider për ta udhëhequr skuadrën.

“Mendoj se Milani është skuadra e duhur ku unë mund të vazhdoj karrierën për të realizuar qëllimet që kam, për të fituar Topin e Artë dhe Ligën e Kampioneve”.

“Milani më ndihmoi të rritem dhe të fitoj titullin, tani unë ndihem lider dhe duhet të udhëheq skuadrën. Sezonin e fundit kemi bërë mirë, por kemi vuajtur për shkak të alternativave”.

Leao ka thënë se afrimet e futbollistëve në afatin kalimtar veror e kanë forcuar dhe Milani nuk do të vuaj më ndaj rivalëve të qytetit.

“Në dy ndeshjet me Interin, vuajtëm sepse nuk kishim lojtarë në stol, ndryshe nga ata. Por, afrimet e këtij sezoni na kanë forcuar dhe jam i bindur se situata ka ndryshuar. Kemi marrë lojtarë që na ndihmojnë”, tha ndër të tjera sulmuesi portugez.

Të fundit

Sir Walter Raleigh sjell duhanin e parë nga Virxhinia në Angli

Në vitin 1586, eksploruesi dhe oborrtari anglez Sir Walter Raleigh solli në Angli duhanin e parë nga kolonitë e...

Java e punës 4-ditore: Përfitimet që askush nuk i priste

Kur Juliet Schor publikoi librin e saj “The Overworked American” në vitin 1992, debati për reduktimin e orarit të punës mori vëmendje kombëtare në...

Ferri mbi tokë!/ I gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

Nga Greqia në Spanjë dhe nga Franca jugore në Qipro, sistemi satelitor i NASA-s po regjistron shpërthimet e zjarreve në të gjithë Mesdheun. Çdo pikë...

Beteja vendimtare e Bouvines: Franca mposht koalicionin gjermano-anglo-flamand

27 korrik 1214 Më 27 korrik 1214, në fushat pranë qytetit Bouvines, në veri të Francës, ndodhi një nga betejat më vendimtare të Mesjetës: Filip...

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit online për të luajtur një...

Lajme të tjera

Web TV