Nga Leonard Veizi
Në galerinë e roleve të tij numërohen 17 personazhe të ndryshme filmik dhe ato shtohen më shumë kur bëhet fjalë për të paktën dhe 50 role të tjera në skenën e teatrit. Por gjerësisht ai u njoh dhe si petagog i “Mjeshtrisë së Aktorit”në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë
Si aktor filmi Minella Borova fitoi emër të mirë, sepse realizoi një spektër të gjerë figurash të dimensioneve e karaktereve të ndryshme, por ku më shumëu shqua si aktor i planit satirik. Me siguri sepse dinte të hidhte batutën aty ku duhen dhe ashtu siç duhej.
-E mor vëlla, merr shembull nga ky ti. Ky ustai nuk ndihet fare. Veç prite prite kur të vijë ndonjë ditë e të na thotë: E di si është puna, liromëni njëçikë dhomën se do të sjell nusen. Epo si do thoshte i madhi Gani nëtë tilla raste: Është se çështëmbushin tre gota dheçfarë bëjnë?
-Pijnë Fato, pijnë. Po jo tre, katër…
Këtu ai është në rolin e Fatos tek filmi “Rrugë të bardha” që kishte preferuar ta festonte Vitin e Ri me shokët e tij.
Por ai ka sjellë në mënyrë të shkëlqyer rolin e oficerit o OVRA-s, që ishte shërbimi sekret i ushtrisë italiane, tek filmi “Në fillim të verës”, kur i dehur e i bërë tapë sa nuk e mbanin këmbët shkon të provokojë një oficer shqiptar.
-Nuk ju pëlqen vizita ime. Domosdo unë nuk jam as zoti Piçioni, as zoti Bertini. Jam një oficer i vogël i perandorisë…. Mos u shtirni. Ju nuk jeni hero. Ju, bie fjala do të zgjidhnit më mirë shtratin e butë të sinjora Bertinit se sa një qeli ftohtëtë të lagur …
Por një rol kryesor plot kripë e piper Minella Boriova do të merrte tek filmi “Udhëtim në Pranverë”, ku ai ishte shofer Skode dhe kishte rënë në dashuri meValbonën që ishte këngëtare ansambli, por që nuk arrinte dot t’ia shprehte dashurinë.
-Prap nuk i thashë. Për të gjitha thonë se jam djalë i shkathët, por kur vjen puna për dashurinë, atje benzina sikur ka ujë. Nuk ecën fare.
Dhe po aq satirë e humor ai sjell me rolin e drejtorit të shtëpisë sëkulturës tek filmi “Rrethimi i Vogël” ku meqë kishte kuanatin kryetar Komiteti, e nuk punonte dot se sia kishte idenë asaj që duhet të bënte, ia kërciste me raki me shokët e ekipit që i kishte shkuar për kontroll.
-Vaso, merr një këngë dashurie që të më therri në zemër, se pastaj e fut në Festival unë… Çmjeshtër more. Dëgjo Vaso unë do të të bëj ty“Artist të Merituar”… po kjo pula nuk qenka pjekur aq mirë… Hëm moj ti Shegë, shko tani e na raporto tek Sekretari i Parë.
Por një rol të këndshëm interpretuar plot finesë ai ka dhe tek filmi “Shoku Ynë Tili” ku luan rolin e bashkëshortitShpëtim që gatuante drekë e darkë për mësuese Besën, sepse kjo e fundit kish gjetur belanë me shkatarraqin Tili aq, sa u operua nga apendesiti.
-Epo hë moj grua ç’u bëre se na bëre merak? Po pse ti do ti ndreqësh të gjitha moj grua. Epo nuk ke lënë ndonjë orë mësimi pa bërë, besoj.
Por rol simpatik është edhe ia i doktor Kristofor Mihalit tek filmi “Botë e padukshme”, mjeku që i bënte punën shkencore shefit, që të mund të përfitonte prej tij
-Dëgjo Gjergj. Unë e njoh Iljazin më mirë se ti. Po cili jam unë… Më duhej nëj emër, një pasaportë. Unë i jap dikujt diçka që nuk e ka për të marrë atë që hë për hë nuk e kam: emrin. Kështu u dashur Gjergj. Unë nuk vjedh njeri. Unë luftoj me trurin dhe djersën time.
Ndër rolet e tij në kinema ka qenë dhe ai i agjitatorit fodull tek filmi “Përballimi” që vinte vërrdallë fshatrave të Korçës që t’u mbushte mendjen fshatarëve të dorëzonin tepricat e drithit, sepse qyteti ishte në prag të urisë.
-Për çerë e keni fjalën shoku Miti. Mos kujtuat se bëmë piknik. Erdhi shoku Matrtin aty dhe u krijuan ca brigada agjitacioni, Ja atë qimen tuaj u munduam të nxjerrim nga qulli… O çtë rrëzuar, rramë me hundë. Çoç mbollëm po s’duruam ta korrim… Çna prallis, panik do të bësh.
Në jetëshkrimin zyrtar shkruhet se Minella Borova u lind në vitin më 22 shkurt 1947 në Korçë.
Më 1969 mbaroi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, për aktrim. Për 10 vjet punoi si aktor pranë teatrit “ A.Z. Çajupi” të qytetit tëKorçës. Më pas për 14 vjet të tjera, punoi si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve, në Tiranë.
Në skenën e teatrit ka realizuar mjaft role, si tek drama: “Njollat e murme”, “Qyteti i akuzuar”, “Mësuesi i letërsisë”.
Më 1993 emigron në Buones Aires, Argjentinë, atje ku jetoi me gjithë familjen e tij deri në fund të jetës së tij, për 20 vjet rresht. Por edhe në kontinentin e largët ai nuk hoqi dotë nga arti dhe aktrimi. Ka interpretuar ne teatrin “San Martin”, në Buones Aires, pjesë teatrore të cilat i ka sjellë edhe në disa festival kombëtare e ndërkombëtare të organizuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj.
Në vitin 2007 pas një ndërprejeje rreth 15 vjeçare nga skena shqiptare, luajti rolin e protagonistit në dramën “Duke pritur Hënën” e Karlos Maria Alsina, me te cilin kritika thotë se riafirmoi talentin e tij si aktor që gërsheton mirë rrafshet psikologjike me ato humoristike e satirike,
Në vitet 1980-1990 ai ka shkruar edhe mjaft artikuj kritikë per teatrin, si dhe ka botuar vëllimin poetik “Ku puthen dy oqeanet”.
U nda nga jeta në 30 qershor 2013 në kryeqytetin e Argjentinës,Buenos Ajres. Ishte 66 vjeç.