Në të ardhmen, tatuazhet do të zbulojnë gjendjen tonë shëndetësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tatuazhet konsiderohen si një nga format më të vjetra të artit, i praktikuar prej mijëra vitesh në kultura të ndryshme të botës. Por tani disa shkencëtarë besojnë se brezi i ardhshëm i tatuazheve do të jetë diçka më shumë se kaq, pasi ato do të na ndihmojnë të monitorojmë me saktësi shëndetin tonë.

“Krijimi i pigmenteve të ‘tatuazheve të zgjuara’ që mund të injektohen nën lëkurë për të monitoruar biomarkerët specifikë në trupin e njeriut kërkon bashkëpunim midis shkencëtarëve, inxhinierëve dhe dizajnerëve,” tha për CNN, Dr. Ali Jetisen, një studiues në Departamentin e Inxhinierisë Kimike në Imperial College London.

Koncepti i tij zëvendëson bojën konvencionale të tatuazheve me “materiale funksionale”, duke krijuar “tatuazhe që ndryshojnë ngjyrën në përgjigje të stimujve të ndryshëm“, si ndryshimi i niveleve të sheqerit në gjak për njerëzit me diabet, monitorimi i funksionit të veshkave dhe mëlçisë ose hidratimi i trupit.

Jetisen filloi punën e tij si studiues postdoktoral në Shkollën Mjekësore të Harvardit. Së bashku me studiuesit e tjerë nga Harvardi dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, ai prezantoi një koncept të quajtur “Humnera Dermale” në 2017.

Në prezantimin e tyre të konceptit, katër biosensorë ndryshuan ngjyrën në përgjigje të “tre informacioneve biokimike në lëngjet e trupit“, duke përfshirë sheqerin në gjak dhe pH.

“Shpresojmë që këto teknologji inovative do të jenë një platformë e përgjithshme për përdorimin e teknologjive diagnostikuese,” vuri në dukje Jetisen, duke përfshirë “një gamë të gjerë sensorësh të implantueshëm dhe të injektueshëm që mund të raportojnë dhe shfaqin statusin e shëndetit të njeriut në kohë reale“.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV