Pagat do të rriten përsëri!/ Reforma do vazhdojë vitin tjetër:Ja kategoritë që përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria do të vijojë me rritjen e pagave në 2024-ën, ndërsa kategoritë përfituese do të jenë mjekët, forcat e armatosura, garda e republikës, policia e shtetit dhe policët e burgjeve.

Në strategjinë afatmesme buxhetore parashikohet që në vitin 2024 të përfitojnë nga rritja e pagave rreth 18 858 mjekë dhe infermierë me rritje të pagës bruto nga 26 – 34%.

6 756 punonjës të ushtrisë që do kenë rritje nga 4 – 22%; 12 120 punonjës të gardës dhe policisë me rritje të pagës nga 21-35%; dhe rreth 3566 punonjës të policisë së burgjeve me 22- 36%.

Reforma e pagave nisur nga qeveria pritet të përfundojë e plotë në vitin 2025, me rritje të tjera për të gjithë kategoritë e punonjësve. Që nga muaji prill ndërkohë rreth 130 mijë punonjës të administratës publike kanë përfituar paga më të larta, ndërsa qeveria synon që paga mesatare të arrijë në 900 euro nga 530 euro momentalisht.

Edhe për arsimtarët, mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e sigurisë pati një rritje të pagës me 7% gjatë këtij viti. Premtimi është që deri në fund të 2025-ës pagat e mjekëve dhe arsimtarëve të rriten deri në 57%.

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV