“Çmenden” çmimet e shtëpive në Tiranë/ Eksperti: Rritja më e lartë në Astir

Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjergji Bega, është shprehur se çmimet e pronave janë rritur në Tiranë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se një nga zonat ku çmimet janë rritur ndjeshëm është zona e “Astirit”.

Sipas tij, një apartament në këtë zonë shitet me 1200 euro metri katror.

“Ndërtimi i Unazës së Madhe rriti dhe më shumë vlerën e pronës. Në Astir kemi dhe blloqe apartamentesh që shiten dhe me 1200 euro sot.

Ka tendencë që çmimet e apartamenteve të rriten më shumë”-tha ai.