Lewis Hamilton: “Nëse do të kisha makinën e Perez, Max nuk do të ishte kaq i lumtur”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

10 fitore nga 12 gara të zhvilluara në këtë sezon, plot 125 pikë diferencë me vendin e dytë. Janë këto statistikat e Max Verstappen në këtë sezon, statistika që tregojnë dominancën e holandezit të RedBull teksa duket qartë se 25-vjeçari po bën një kampionat më vete. Dy herë Kampioni i Botës “udhëton” i qetë drejt titullit të tretë radhazi teksa ndjekësit janë larg për ta shqetësuar.

Edhe pse një prej atyre do të bënte gjithçka që të prishte këtë moment kaq special për Verstappen. Fjala është për rivalin më të madh të holandezit, Lewis Hamilton. Piloti britanik shprehet se nëse ai do të kishte makinën e Sergio Perez (makina tjetër e RedBullit), atëherë do ta bënte me “dhimbje koke” Verstappen.

“A do të doja të isha po aq i shpejtë sa Verstappen? Sigurisht që po. A do ta doja edhe një makinë po aq të shpejtë sa ajo e tij? Normal. Unë po ju them vetëm kaq, nëse do të kisha makinën e Sergio Perez atëherë iu siguroj se Verstappen nuk do të ishte kaq i lumtur”, u shpreh Hamilton.

Të fundit

Dikur e quanin “Brad Pitti francez”, transformimi i pabesueshëm i aktorit (FOTO)

Dikur ishte një prej “zemërthyesve” më të mëdhenj të Hollivudit, i cilësuar si “Brad Pitti francez”, Olivier Martinez sot...

Nga diabeti te dëmtimi i mëlçisë, si aroma e trupit zbulon problemet në shëndetin tonë

Njerëzit lëshojnë përmes lëkurës dhe frymëmarrjes një sërë komponimesh kimike me aromë të veçantë. Disa prej tyre mund të jenë tregues të një problemi...

Ukraina ngre alarmin: Rusia nisi gjatë natës një nga sulmet e saj më të mëdha

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka lëshuar 270 dronë dhe 10 raketa gjatë natës, në një nga sulmet e saj më...

Një anije me qindra tonë ushqim niset drejt Gazës

Pasi u nis nga Qiproja, një anije e mbushur me 1.200 tonë furnizime ushqimore për Rripin e Gazës i është afruar portit izraelit të...

Prindërimi pa bërtitur ose ndëshkuar, mësojini fëmijët t’ju dëgjojnë me respekt

Prindërimi modern po largohet gjithnjë e më shumë nga kontrolli i rreptë dhe po shkon drejt lidhjes, duke theksuar respektin dhe komunikimin e hapur....

Lajme të tjera

Web TV