Sherr mes shqiptarëve të Kosovës në Shëngjin, plagoset 66 vjeçari

Një sherr mes dy shqiptarëve nga Kosova është shënuar mbrëmjen e sotme (3 gusht 2023) në Shëngjin të Lezhës.

Një 59 vjeçar është goditur me thikë pas një konflikti të çastit nga Hazir Berisha, 66 vjeçar po nga Kosova.

Ngjarja u shënua rreth orës 21:00 në Shëngjin.

Mësohet se 59 vjeçari I identifikuar me inicialet S.B është dërguar në spitalin në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndërkohë policia ka mundur të arrestojë autorin e dyshuar, Hazir Berishr dhe të sekuestrojë thikën me të cilën dyshohet se krye krimi.

Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.