Si ta kuptosh që një prind është toksik dhe po dëmton fëmijën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të jesh prind është padyshim një nga detyrat më të vështira në botë. Këtë mund ta kuptosh më mirë, nëse je bërë prind dhe duhet t’i mendosh gjërat me dhjetëra herë përpara se t’i vësh në zbatim, pasi duhet të mendosh edhe për fëmijën tënd që duhet të ndihet i mbrojtur, i edukuar dhe i rritur në mënyrën më të mirë në botë. Pikërisht për këtë arsye, të gjithë prindërit mendojnë se bëjnë gjithmonë më të mirën për fëmijët, pa e kuptuar ndonjëherë se sjellja e tyre mund të jetë toksike për fëmijën.

Duke qenë se nuk ekziston një mënyrë e duhur apo e gabuar për të rritur një fëmijë, shpesh prindërit gabojnë pa e kuptuar gabimin e tyre. Por kjo gjë mund të ketë ndikim negativ në sjelljen, karakterin apo shëndetin e fëmijës. Ja se si mund ta njohësh një prind të tillë “toksik” për fëmijën e vet.

Gjëja e parë që një prind korrekt duhet të bëjë, është të respektojë fëmijën e vet. Bëni mirë të mos vonoheni në një takim që keni lënë me fëmijën tuaj, në shkollë, apo në kursin e tij, sepse kështu ai mëson rëndësinë e përpikmërisë dhe kupton se ju i respektoni gjërat që ai pëlqen. Gjithashtu, duhet të respektoni edhe hapësirën personale të fëmijës suaj. Mos hyni në dhomën e tij pa trokitur, pasi kështu ai do të mësojë rëndësinë e respektit reciprok dhe do të bëjë të njëjtën gjë edhe kur do të hyjë në dhomën tuaj.

Të flisni me fëmijët tuaj është e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve në familje. Edhe kur ata i ngatërrojnë komplet gjërat, është mirë të flisni me ta dhe të mos i ndëshkoni me heshtjen tuaj. Duhet të kuptoni se keni përballë një fëmijë që nuk e kupton jetën ashtu si ju, pasi është ende i vogël dhe nuk është përballur akoma me vështirësitë.

Lexo edhe :  Avioni i parë me hidrogjen, prezantohet projekti revolucionar

Mos i shpërbleni fëmijët tuaj për punët që duhet të bëjnë në shtëpi. Kjo gjë i mëson ata të kërkojnë përherë të paguhen, edhe për gjërat që i kanë detyrë t’i bëjnë, pasi të gjithë duhet të japin kontributin e tyre në familje. Lekët duhet t’ia japësh kur ata vërtet kanë nevojë, por asnjëherë si mënyrë pagese për diçka që u takon ta bëjnë.

Gjithashtu, lëre fëmijën tënd të ndjekë ëndrrat e tij. Fëmija yt nuk ka pse vazhdon një ëndërr që ti nuk munde ta bësh dot realitet. Një prind i mirë e lë fëmijën t’i shprehë emocionet dhe ndjenjat e veta dhe nuk i imponon dëshirat e veta si detyrime që fëmija i tyre duhet t’i vërë në realitet.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme se ato më sipër, ju duhet ta lini fëmijën tuaj të shprehë mendimin e tij në çdo rast. Nuk keni pse e bëni fëmijën tuaj të ndihet i frikësuar për të thënë atë që mendon, sepse ju mund ta ndëshkoni. Një fëmijë që i shpreh mendimet e tij me edukatë dhe respekt, është një fëmijë i lumtur që do të dijë të ndërtojë marrëdhënie të mira në shoqëri dhe të transmetojë vlera pozitive edhe tek fëmijët e tij në të ardhmen.

Të fundit

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka...

Qeveria shqiptare zgjat lejeqëndrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri në 4 vjet

Këshilli i Ministrave ka vendosur të zgjasë lejen e qëndrimit për shtetasit ukrainas në Shqipëri si pasojë e zgjatjes së luftës në vendin e...

Pista e Formula 1 drejt finalizimit, qeveria miraton shpronësimet në Elbasan

Duket se ambicia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një pistë të Formula 1 në Elbasan po merr zbatim kohët e fundit. Ditën e sotme,...

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve dhe rafteve të mbushura me...

Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik me mbi 109 mijë dollarë

Bitcoin, kriptomonedha më e popullarizuar në botë, u rrit në një nivel rekord sot, duke arritur në 109,499.76 dollarë, për shkak të optimizmit në...

Lajme të tjera

Web TV