Aksident në aksin Korçë-Pogradec, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Gurishtë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë 3 mjete dhe si pasojë drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të dëmtuar.

Janë transportuar në spitalin e Korçës por nuk dihet gjendja e tyre.

Aktualisht policia në vendngjarje po punon për shkaqet e aksidentit.