“Ne jemi të braktisur doktor”/ Artisti Osman Mula kritika Berishës në Këshillin Kombëtar

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, që u thirr nga Berisha, të premten në mbrëmje, është shfrytëzuar prej anëtarëve, për të treguar dhe mendimin dhe kritikën e tyre, për situatën ku ndodhet PD-ja e Rithemelimit. Një prej tyre ishte artisti Osman Mula, anëtar i Këshillit Kombëtar të Berishës. Drejpërdrejtë për të e pati kritikën, ndërsa tha se ky grupim është i braktisur prej qytetarëve.

“Ne sot jemi të braktisur doktor. Dilni dhe thojini demokratëve se cili është projekti i ri ardhjes në pushtet cili do jetë emri, bashkëbisedimi si Foltorja, pasi seriali i dyte pas Foltores ishte i dobët doktor”

Sic kuptohet nga fjalimi që ai ka mbajtur para të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar, përgjegjësinë ai e vendos tek Berisha. Ku përmend dhe non gratan dhe braktisjen e ish-kryeministrit nga faktori ndërkombëtar.

“Ne nuk po shohim që po hynë a dalin diplomat apo parti si motra, që të flasim për investimet e të nesërmes. Çfarë presim? Gjithçka na staniacion. Japim deklarata, flasim në Parlament na thonë mbylleni jeni non-grada etj”

Kompozitori Mula mendon se pranë PD-së, duhet të afrohen njerëz të zotë dhe që interesi i tyre parësorë, nuk është që të bëhen deputet. Berisha mblodhi Këshillin Kombëtar, për të nisur analizën se ku grupimi i tij çaloi në zgjedhjet e 14 majit dhe bëri që koalicioni me Metën të merrte vetëm 7 bashki të vogla në vend