Dua Lipa tashmë e ka kthyer në një traditë që të kalojë pushimet në Shqipëri. Ajo zgjedh Ksamilin, ndërsa këtë verë nuk kanë nguruar as fotot magjepsëse nga bregu i detit duke i bërë reklamë Shqipërisë tek ndjekësit e saj nga mbarë bota.
Prezenca e Dua Lipës në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e revistës Vogue, e cila shkruan se këngëtarja është kthyer në Shqipëri dhe po shijon një arratisje të këndshme.
Duke komentuar pamjen dhe veshjen e Dua Lipas në fotot që ajo ka ndarë, Vouge shkruan se duket si një sirenë Barbie në bregdetin shqiptar, duke pasur parasysh personazhin që luajti në filmin e Greta Gerwig.
qasjen e Lipës ndaj veshjeve të pushimeve si gjëja perfekte për t’u fiksuar në tabelën tuaj të humorit. Ajo i ka mbushur të gjitha! Rrobat e saj të banjës me shkëlqim përfshijnë bikini me vija ose me printime me lule; Veshjet e saj verore variojnë nga stilet e hijshme bardhezi Celine, tek fustanet maxi me grep të tejdukshëm të kuq.
