SPAK s’bën pushime,“ethet e gushtit” kapin politikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetime të vrullshme në SPAK përgjatë mujit gusht. Çfarë pritet të ndodhë në vijim dhe kush janë dosjet që mund të çojnë drejt prangave zyrtare dhe ish-zyrtarë të lartë shtetërorë, majtas dhe djathtas.

Vetëm ditën e djeshme dy zyrtarë të lartë shtetërorë kapërcyen pragun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për tu marrë në pyetje në lidhje me raste tërësisht të ndryshme, por brenda të cilës ka dyshime për korrupsion, seks në këmbim të favorëve dhe shpërdorim detyre. Nënkryetari i Bashkisë Kukës, Granit Gjana, u mor në pyetje në lidhje me skandalin “seksualo-korruptiv”, Gjici-Kaçi. Ai ka dhënë shpjegime në lidhje me “procedurat e një tenderi të mundshëm për sterilizimin e qenve”, e kërkuar nga A. Kaçi, gruaja 40-vjeçare që kishte kryer seks oral me kryebashkikun e kohës Safet Gjici, tashmë i paraburgosur për “korrupsion pasiv”, pasi ishte “aktiv” në këtë aferë seksuale. Po dje, në SPAK është paraqitur për një tjetër çështje edhe ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, aktualisht deputete e PS-së. Ajo është marrë në pyetje në lidhje me dosjen hetimore të konçesionit të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në shëndetësi. “Jam pyetur për informacion që kam dijeni gjatë kohë që kam qenë drejtoreshë e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014 në kohën që ky koncesion ka qenë në diskutim. Ky nuk është momenti për të dhënë më shumë detaje”, tha shkurtimisht deputetja e PS. Më herët, po për këtë konçesion është marrë në pyetje edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja si dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë për të parë mënyrën dhe kronologjinë e miratimit të këtij koncesioni, i cili është alokuar disa vite më parë nga ministria e Shëndetësisë. Anila Denaj ka shërbyer si ministre e Financave nga Janari 2019 deri në Shtator të vitit 2021. Prej kohësh, prokurorët e SPAK e kanë cilësuar koncesionin e sterilizimit, si një nga çështjet më të nxehta, të cilave u duhet dhënë një zgjidhje. Këto zhvillime vijnë pak ditë pasi SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste ku u përfshinë biznesmenë, drejtues të lartë policie, një prokuror dhe element të botës së krimit. Po ashtu mësohet se janë një numër I madh krerësh dh eish-krerësh të policisë që rrezukojnë prangat, po si pjesë e këtyre hetimeve.

SPAK nuk pushon për shkak të afateve

Përtej dy rasteve të djeshme, atë prag institucioni me emër të rëndë, por që për tre vitet e para nuk la ndonjë shenjë e kanë kaluar shumë politikanë, kryebashkiakë, ish-kryebashkiakë, deputetë, ministra dhe ish-ministra, majtas dhe djathtas. Po përse kjo mësymje e SPAK në mesin e pushimeve? Përgjatë 30 viteve të fundit ishte bërë rutinë që në muajin gusht drejtësia pushonte. Prokuroria dhe Gjykatat funksiononin me prokuroë ose gjyqtarë të gatshëm, të cilët merreshin vetëm me masat e sigurisë që kishin afat shqyrtimi. Këtë herë SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), ka bërë përjashtim, dhe jo pa qëllim. Mësohet se drejtuesi i institucionit Altin Dumani u ka kërkuar prokurorëve dhe oficerëve të BKH-së që të intesifikojnë punën për dosjet që kanë në duar, për të shmangur tejkalimin e afateve hetimore. Në këtë vazhdë është edhe çështja hetimore e sterilizimit të pajisve mjekësore e dhënë me konçesion në vitin 2015. Edhe pse ka qenë dosja e parë e paraqitur si denocim në SPAK në vitin 2020, ajo është zvarritur për tre vite, gati në një formë të pakuptuar. Po për shëndetësinë një tjetër çështje është edhe konçesioni i “chack up”, analizave. Katër ditë më parë rreth 70 qytetarë të qarkut Elbasan u morën në pyetje për të kuptuar sa herë kishin kryer këtë kontroll dhe në çfarë kohe. Kjo pasi ka dyshime se numri I personave që kanë kryer Chack Up” është shumë më I ulët sesa e paraqesin institucionet e shendetësisë dhe kompania fituese e këtij konçesioni. Vrulli është I madh sidomos pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, I akuzuar për tre vepra penale; korrupsion pasiv, fshehje të të ardhurave dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Për të tashmë ka një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe dyshohet se fshihet jashtë vendit për tiu shmangur përballjes me drejtësinë. Po në vijim të kësaj dosje SPAK urdhëroi edhe sekuestrimin e Inceneratorit të Tiranës pas inga hetimet zbuluan se pronarë “de facto” të tij ishin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, dy biznesmenë kontroversë tashmë të shpallur në kërkim. Nëse SPAK ngjan se po godet vetëm majtas, kjo nuk duhet të “lumturojë palën tjetër”. Mësohet se në përfundim të hetimeve janë edhe disa çështje të tjera hetimore që mund të shkojnë djathtas si ish-ministra, apo persona të afërt të familjes Berisha. Po ashtu nën hetim është edhe dosja e “Lobimit” të ish-LSI-së ku edhe aty ka zhvillime interesante dhe nuk përjashtohet mundësia që të shoqërohet me urdhër-arreste dhe marrje të pandehur për çështje të ndryshme penale.

Lexo edhe :  Shpallen 5 mijë vende të lira pune në portalin e punësimit, Rama thirrje për aplikim

 

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK për zbatimin e masës“detyrim paraqitje”mbështetësit në protestë

Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqitet sot në SPAK. Ai do të zbatojë masën “Detyrim paraqitje”...

Nga Musk te Rubio, Pam Bondi e Robert F. Kennedy Jr, ja ekipi i Trump për mandatin e dytë

Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump ka zgjedhur t’u besojë postet kyçe në administratën e tij të dytë atyre që ishin ndër mbështetësit e tij...

Meloni do të jetë e vetmja lidere evropiane që do ta përjetojë “live” inaugurimin e Trump

Georgia Meloni është e vetmja kryeministre europiane, e cila do të jetë “e pranishme” sot në Uashington, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të...

I moshuari i ve flakën dyshekut, 8 viktima në një azil në Serbi

Tetë persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shtëpi për të moshuarit në periferi të kryeqytetit serb. Shtatë persona të tjerë...

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj paraqitet në SPAK

Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, SPAK mëngjesin e kësaj të hëne. Nuk dihen ende arsyet e...

Lajme të tjera

Web TV