Miratohet rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit/ Kush votoi kundër

Komisioni Rregullator në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve miratoi me  3 vota pro dhe 1 kundër rezultatin e Zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Kundër votoi Muharrem Caka, anëtar i propozuar nga opozita.

Kujtojmë se në zgjedhjet vendore të  14 majit Partia Socialiste mori 53 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë’ i Sali Berishës dhe Ilir Metës mori 7 bashki dhe 1 bashki e mori minoriteti grek.