“Paratë ose vajza juaj do të jetë në telashe”/ I moshuari shqiptar bie pre e mashtrimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një i moshuar shqiptar ka rënë pre e mashtrimit në Greqi.

82-vjeçari ka marrë një telefonatë pasditen e së dielës nga persona të panjohur të cilët e kanë “informuar” se vajza e tij ka shkaktuar një aksident të rëndë trafiku.

Autorët i kanë thënë 82-vjeçarit se nëse nuk jep paratë që i kërkonin, atëherë vajza e tij do të jetë në telashë.

I moshuari e besoi “përrallën” së mashtruesve dhe u dorëzoi të gjitha kursimet e tij prej 100 mijë eurosh.

Edhe një 69-vjeçare nga Korfuzi ka rënë pre e rrjetës së mashtruseve. Sipas asaj që gruaja ka denoncuar pranë autoriteteve, gjithçka ka ndodhur të shtunën e kaluar (5 gusht) pak pas orës 9 të mëngjesit kur një person i panjohur e ka telefonuar në shtëpi dhe është prezantuar si mjek ortoped i spitalit të Korfuzit.

Mashtruesi  i tha gruas se vajza e saj kishte një aksident dhe rrezikonte të humbiste këmbën nëse nuk i gjendeshin 40 mijë eurot e kërkuara për operacionin e saj. Në të njëjtën kohë, një grua e panjohur, duke u shtirur si vajza e saj, foli me gruan dhe i kërkoi asaj të bënte siç i thotë mashtruesi.

69-vjeçarja u ka besuar mashtruesve dhe natyrisht duke mos gjetur 40 mijë euro, ka futur 1400 euro në një qese plastike si dhe disa bizhuteri që zotëronte me një vlerë totale rreth 1000 euro. Më pas ajo ka lënë çantën në vendin e treguar nga vigjilentet pranë shtëpisë së saj dhe është larguar pa e kuptuar se kush e ka marrë çantën.

Më pas ajo kontaktoi fëmijët e saj të cilët të habitur e informuan se ishte mirë. Kur ajo e kuptoi gabimin, ishte tepër vonë.

Të fundit

Dhëndri i Trump tregon si vendosi të investojë 1.4 miliardë $ në Shqipëri

Dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, tregoi sot për herë të parë gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik...

“Kujdes të kam fal njëherë…”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i votave të shqiptarëve që jetojnë në...

Pushimet si terapi: Destinacionet që ushqejnë shpirtin

Jo çdo arratisje ka të bëjë me valixhen — disa lidhen me rikthimin tek vetja. Në një kohë ku ritmi i jetës është i shpejtë,...

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një...

“Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”/ Demokratët suprizojnë Gjekmarkajn për 51-vjetorin

Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste kur deputeti Agron Gjekmarkaj u...

Lajme të tjera

Web TV