Mediat italiane jehonë Shqipërisë: Jo vetëm për pushime, por dhe për biznes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ishte pikërisht data 8 gusht 1991, kur 32 vite më parë anijet e tejmbushura me shqiptarë në kërkim të një shprese, kalonin detin për të zbritur në brigjet e Italisë. Por sot, 32 vite më vonë, anijet janë zëvendësuar me tragete, të cilat lundrojnë në rrjedhë të kundërt. Nga Bari në Durrës, apo Vlorë, italianët që shkojnë në Shqipëri tashmë nuk janë vetëm pushues, por edhe banor të rinj të kryeqytetit shqiptar”. Kështu e nis artikullin prestigjozia “La Stampa”, e cila tregon se si shumë shtetas italianë po zgjedhin Shqipërinë për t’u zhvendosur, jo vetëm për të pushuar në sezonin turistik por edhe për të punuar dhe jetuar.

Sipas gazetës së njohur italiane destinacionet “low-cost” që ofron vendi janë krahasimisht më të lira me atraksionet e tjera turistike në Europë. Shembull për këtë ofrohet Ksamili, i konsideruar si maldivet “e leverdisshme” të Ballkanit, ku për të huajt çmimet  janë më të lakmuara se në vendet e tjera.

Por kjo mesa duket, për median italiane nuk është e vetmja arsye përse numri i të huajve që zbresin në areoportet dhe në portet shqiptare shtohet çdo vit.

“Tashmë në rrugët e Tiranës të huajt nuk kërkojnë vetëm dëfrim dhe argëtim, por oportunitete, për punë dhe biznes.Taksat ende shumë të ulëta nën 15%, çmimi i leverdisshëm i krahut të punës dhe artizanatit, janë faktorët kryesor që nxisin biznesmenët italiane të nisin apo të zhvendosin aktivitetet e tyre financiare në Shqipëri”, shkruhet në artikull.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Jashtme italiane, janë më shumë se 20 mijë qytetarë italianë që jetojnë dhe veprojnë në vendin tonë prej 5-6 vitesh. Gjithashtu, referuar të dhënave të fundit nga Banka e Shqipërisë dëshmohet se janë gjithsej afro 2700 sipërmarrjet shqiptaro-italiane, nga të cilat 1911 janë tërësisht italiane që operojnë në tregun shqiptar.

Lexo edhe :  Sa ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatën elektorale në Tiranë? Ja si përgjigjet Rama

Shqipëria cilësohet si e katërta në Europë për investimet e huaja, pas Zvicrës, Hollandës dhe Kanadasë. E nëse rrugët e Tiranës lakmohen nga italianët për të zhvilluar aktivitetet ekonomike, lokalitete si Durrësi dhe Vlora, por jo vetëm, janë kthyer në vendpushim për pensionistët e shtetit fqinj, për të kaluar etapën e tretë të jetës.

Megjithëse tre vitet e fudnit kostoja e jetesës është rritur, Shqipërja vijon rrugëtimin për t’u shndërruar në një koloni të preferuar nga italianët, për pushime, për biznes dhe për jetesë.

E nga ana tjetër, përkundër kësaj, shumë shqiptarë kanë zgjedhur vendet europiane për të zhvendosur jetën e tyre si emigrantë sezonalë apo azilantë në kërkim të një perspektive të re.

Të fundit

“200 mijë lekë gjobë qytetarit se krasiti pemët e veta”/ Revoltohet keq Erion Braçe

Përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në  “Facebook”, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka denoncuar Policinë...

A po krijon OpenAI një rrjet të ri social?

OpenAI thuhet se po zhvillon një rrjet social të vetin, të ngjashëm me X-in (ish-Twitter), sipas burimeve të afërta me situatën. Edhe pse projekti...

TRONDITËSE!/ Si i mbulonte mjeku në Gjermani ‘gjurmët’ e vrasjeve të pacientëve të tij

Një mjek gjerman i kujdesit paliativ është akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve të tij duke përdorur një koktej drogash vdekjeprurëse. Prokurorët në Berlin...

Anija “fantazmë” del në breg

Një pamje e pazakontë ka habitur pushuesit në Beverly Beach, në bregun lindor të Floridës, kur një anije 15 metra e gjatë u shfaq...

“Fast and Furious” në Babrru/ Hajdutët përplasin makinën e policisë gjatë ndjekjes

Dy shtetas kanë rënë në pranga e policisë së Tiranës pasi qarkullonin me një mjet të vjedhur dhe nuk iu bindën urdhrit të efektivëve...

Lajme të tjera

Web TV