Emërohet administratori i inceneratorit të Tiranës (EMRI+FOTO)

Pas sekuestrimit të inceratorit të Tiranës nga SPAK, ditën e sotme është emëruar drejtori i ri shtetëror Arjan Baçi.

Administratori shtetëror i pasurive të sekuestruara, Arjan Baçi në një deklaratë për mediat shprehet se: Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret shoqëria e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe administrator jam zgjedhur unë nën varësin e ministrisë së Brendshme.

Puna po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjitha kontratat dhe po shihen prapambetjet që të bëhet trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës.

Një nga problematikat është parë që bashkitë e Tiranës janë debitorë në këtë kompani dhe jemi duke dërguar shkresa për ti vënë para përgjegjësisë, pasi moszbatimi i tyre do të sillte një kaos për mbetjet./ S.M

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, emërohet administratori i