Rritja e numrit të turistëve/ Rama: Duhen 3 – 4 vjet për të parakaluar me të mëdhenjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria vjen e dyta pas Arabisë Saudite për sa i përket rritjes së numrit të turistëve në muajin qershor.

Kjo duke iu referuar statistikave të publikuara nga Organizata Botërore e Turizmit ku në qershor Shqipëria është renditur e dyta pas Arabisë Sauditë për rritjen e numrit të turistëve.

Ndërkaq, nga aeroporti i Rinasit prej muajit qershor, kanë hyrë e dalë nga aeroporti kryesor i vendit 1.7 milionë personave, shqiptarë dhe të huaj.

Këtë vit të dhënat e policisë kufitare në Rinas tregojnë se ka rritje me 40% të fluksit të udhëtarëve. Vetëm në korrik, numri i pasagjerëve është rritur me 37 për qind nga viti në vit në 834 mijë e 794 pasagjerë të regjistruar.

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje në një intervistë për mediat italiane se Shqipëria kishte barazuar Greqinë dhe sapo ia kishte kaluar Italisë Italinë për numrin e turistëve për frymë dhe se duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjtë.

“Kur mora detyrën si kryeministër (2013), aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350,000 pasagjerë në vit. Tani mbi 6.5 milionë’. Ne kemi barazuar Greqinë dhe sapo kemi kaluar Italinë për numrin e turistëve për frymë. E pabesueshme, por ne kemi punuar shumë në këto vite të rilindjes shqiptare. Duke parë përpara, ne duam turizëm të balancuar dhe gjithnjë të nivelit më të lartë. Duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjtë” tha Rama   /S.M

 

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV