Greqia “në këmbë” për Belerin/ Ngjela: Këta fakirë duan të pushtojnë jugun!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos, zhvilloi sot një takim në ambientet e paraburgimit me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri.

Ky takim, sipas avokatit Spartak Ngjela, vërteton se politika greke “ka financuar blerësin e votave në Himarë”.

Ngjela shkruan në rrjetet sociale politika greke i frikësohet faktit që tani po kuptohet krimi që Greqia ka bërë në vitin 1946 kundër popullit shqiptar me çështjen e Çamërisë.

Ai nuk është përmbajtur dhe i ka quajtur grekët fakirë që kërkojnë ende kanë besimin se mund të pushtojnë Shqipërinë e Jugut.

Por, avokati thekson se Greqia do të humbë, ashtu siç humbi edhe Serbia me pushtimin e Kosovës.

Deklarata e plotë:

Ç’është ky deputet gek që vjen këtu, takon një shitblerës votash në Himarë, një farë Beleri, Beleri, a thua se ky individ keqbërës, i kapur për shitblerje votash dhe i dënuar nga gjykata shqiptare për krim zgjedhor, na qenkërka një hero.

Por, fakti që një deputet i Greqisë, zoti Angelos Syrigos vjen dhe kërkon lirimin e një të dënuari me gjyq nga një qjykatë shqiptare, sepse ky ka blerë vota dhe është kapur në flagrancë për kryerjen e një krimi, vërteton se politika greke na e paska financuar blerësin e votave në Himarë.

Dhe frika e politikës greke është për faktin që tani po kuptohet se çështja e Çamërisë shqiptare është një fakt historik që tani po shkon drejt të hapjes së historisë keqbërëse antishqiptare, si një krim ky që Greqia ka bërë në vitin 1946 kundër popullit shqiptar.

Dhe tani, në një kohë të tillë historike, politika greke kërkon t’i bëjë presion Shqipërisë me një çështje që ka të bëjë me një krim që është kapur në flagrancë në Himarë.

E kuptoni se në çfarë gjendje qesharake qëndron politika greke kundrejt Shqipërisë?

Pse mund t’i kundërvihet politika dhe të rrëzojë vendim gjyqësor?

Turp që kjo të mendohet nga një politikë e një vendi të Bashkimit Evropian!

Sepse po kuptohet që e ka shqetësuar e vërteta shqiptare që po ecën përpara përditë e më shumë.

Po politika greke, ende nuk e ka kuptuar forcën e sotme të shtetit shqiptar?

Dhe është për të qeshur se këtë Belerin politika greke, me këtë Syrigos- in, na e quan edhe minoritar.

Lexo edhe :  Bashkëpunimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me 'BOKU'/ Në 2030 UBT-ja me imazh të ri

Po ku ka minoritarë në Himarë! atje ka disa fakirë që marrin pension nga Greqia, dhe flasin përçart.

Himara ka qenë dhe është qëndra e Labërisë.

Ti Syrigos, a i ke dëgjuat këngët labe të Himarës?!

Por ju jeni të degraduar nga mendimi fals i një farë Greqie të Madhe. Në një kohë kur sot në atë Greqi ka rreth 6 milionë shqiptarë që quhen arvanitas.

Është për të qeshur, se këta fakirë ende kanë besimin se mund të pushtojnë Shqipërinë e Jugut. Humor i madh ky, dhe përçartje mendore që ka 200 vjet që mundon injorancën greke, sepse dhe vetë grekëve nëpër shkolla ende i fshiehet me gënjeshtra historia reale e asaj që ata i thonë Greqi.

Injorantë kudo…

Por që tani janë katandisur kokoshi një thelë, se arvanitasit në Greqi nuk kanë më frikë të flasin shqip.

Dhe kisha greke po e vuan.

Kurse ne shqiptarët po qeshim. Por kisha greke e di se krishterimi në Gadishullin Ilirik ka ardhur nga Shqipëria dhe shqiptarët. Dhe shqiptarët i ka takuar me krishterimin dhe me Jezu Krishin, Shën Pali, që ka zbritur në Durrës dhe e ka sjellë krishterimin në Iliri dhe në Arbëri, dhe se dioqeza e krishterë e Durrësit është themeluar në vitin 95 pas Krishtit

Kurse krishterimi në Greqi ka hyrë rreth 500 vite më pas, kur në Shqipëri ai ishte kthyer në një fe kryesore.

Por këta që shkruajnë pallavra ose janë injorantë, ose janë mbeturinat e pushtuesve të tokave shqiptare nga serbët dhe nga grekët. Sepse i ka trembur gjithmonë karakteri historik shqiptar i Kosovës dhe Çamërisë.

Por serbët e humbën pushtimin e tyre të Kosovës, dhe Kosova tani është një shtet i pavarur shqiptar.

Po Çamëria?

Edhe Çamëria drejt asaj rruge është duke shkuar. Dhe koha e solli që, e gjithë etnia shqiptare autoktone në Gadishullin Ilirik, eshtë duke ecur drejt bashkimit, pas një vuajtje rreth 200 vjeçare të një atishqiptarizmi të përbindshëm kundër saj. Se ndërkohë në historinë a Gadishullit Ilirik po triumfon e vërteta historike e shqiptarizmit.

Prisni dhe shikoni…

Të fundit

Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë

E ka mbyllur ne vendin e 7-te debutimin e saj në kampionatin Botëror Lara Colturi mes 10 të mirave...

Protesta masive në Belgjikë, mijëra qytetarë të pakënaqur me reformat në pensione

Mijëra qytetarë morën pjesë në protesta masive në Bruksel kundër reformave të pensioneve të propozuara nga qeveria e re e Belgjikës. Protestuesit, që i...

Inteligjenca artificiale, konsumi i lartë i energjisë dhe ndikimi tek mjedisi

Ndërsa fuqitë botërore përpiqen të marrin rolin udhëheqës në teknologjinë e inteligjencës artificiale, ekspertët nxjerrin në pah koston që kjo teknologji shkakton ndaj mjedisit. Një...

PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca

Interesant është fakti se në dosje thuhet se presioni punonjëses iu bë personalisht nga Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, bashkë me Bushkën. SPAK ka vendosur të...

Presidenti Trump nënshkruan një plan për tarifa reciproke ndaj vendeve partnere

Presidenti Donald Trump prezantoi të enjten planin e tij për të rritur tarifat e Shteteve të Bashkuara në përputhje me normat që vendet e...

Lajme të tjera

Web TV