Inceneratori i Tiranës/ Veliaj: Kush ka bërë gabime të mbajë përgjegjësi një më një

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kush ka bërë gabime të mbajë përgjegjësi një më një.”

Kështu është shprehur kryebashkiaku Erion Veliaj në lidhje me çështjen e landfillit të Tiranës.

Gjatë një interviste për mediat, Veliaj e quajti shteruese deklaratën e dhënë më parë nga administratori i Shtetit, i cili u shpreh se bashkitë nuk kishin shlyer detyrimet. Ai ka pranuar se edhe bashkia e Tiranës është mbrapa me pagesat.

Më tej deklaroi se fakti që landfilli ka kaluar në administrimin e shtetit nuk do të thotë që nuk do të paguhen tarifat.

Kryebashkiaku tha se do të paguhet e njëjta tarifë, siç ka qenë gjithmonë.

Ndër të tjera theksoi se Bashkia ka zbatuar ligjin dhe se detyra e tij është të pastrojë qytetin. Veliaj nënvizoi edhe njëherë se kush ka bërë gabime të mbajë përgjegjësi.

“Me çështjen e landfillit patëm një deklaratë shteruese nga administratori shtetëror. Sipas tij bashkia nuk është treguar e zellshme me pagesat pra jemi mbarpa me pagesat.

Marrja nga shteti nuk do të thotë se kjo shkon për skrap.

Bashkia ka zbatuar ligjin. Kush ka bërë gabime në këtë çështje të mbajë përgjegjësitë. Detyra ime është të pastroj qytetin . E kemi bërë pa ndryshuar taksën që në kohën kur ka qenë Edi . Është e njëjta tarifë që ka paguar gjatë gjithë jetës së vet.

Ajo që kuptuam është që administratori i shtetit kërkoi pagesat. Kush ka bërë gabime të mbajë përgjegjësi një më një. Administrimi shtetëror heq spekulimet se ku shkojnë paratë.

Administratori do të mbajë bilancin e vet dhe do të kërkojë pagesat. Tirana e plehrave, e zhylit nuk do të kthehet më”, ka deklaruar Veliaj. / S.M

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV