Mënyra e pazakontë se si Steve Jobs intervistonte njerëzit për t’i marrë në punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i ndjerë i “Apple”, Steve Jobs, thuhet se bënte një test birre para së të merrte në punë punonjësit e rinj.

Zakonisht, gjatë një interviste pune, ju duhet të jeni i veshur në formë zyrtare dhe mund ta imagjinojmë se sa e frikshme mund të jetë të kalosh një proces të gjatë aplikimi për një kompani kaq të madhe.

Por Jobs ishte shumë i vetdijshëm për këtë gjë.

Sipas as.com, zbuluesi i “Apple”, dëshironte të thyente trendin e zakonshëm të intervistave, ku duhet të memorizosh një listë të gjatë përgjigjesh, duke dhënë madje edhe përgjigje me shkrim.

Kështu që Jobs kishte vendosur ta linte pas formalitetin dhe të ishte sa më i thjeshtë.

Mesa duket, Jobs bënte atë që të gjithë do e kishin zili. Ai i merrte kandidatët potencial për një shëtitje dhe pinin diçka së bashku dhe më pas vendoste nëse do t’i punësonte apo jo.

Kështu që në vend të bënte pyetje rreth pozicionit të punës, ai thjesht i pyeste se çfarë kishin bërë verën e kaluar.

Ai nuk kërkonte për një përgjigje të saktë apo të gabuar, ai thjesht kërkonte të njihte më mirë kanditatët.

Dhe duket se kjo metodë e të intervistuarit i ka dhënë frytet e veta, pasi “Apple” ka avancuar kaq shumë dhe kjo falë punonjësve të përzgjedhur nga vet ai. /E.Ç

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV