Nuk i mban lotët, Ronaldo flet për periudhën më të errët pas “Big Brother”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes lotësh, Ronaldo ka rrëfyer në “Kepin e Vipave” për periudhën që ai e quajti më të vështirën të jetës, kur doli nga “Big Brother Vip”. Teksa po i rrëfehej Jorit dhe Kejsit, Ronaldo tha se hyri në “Big Brother” pa asnjë lekë dhe priste që t’i ndryshonte jeta pas spektaklit, por se dinte që aty do nisnin vështirësitë për të.

Aty Ronaldo mori vesh se babait të tij të ndjerë i ishte rikthyer sëmundja e cila i mori jetën. “A i sigurove lekët e operacionit”- është momenti më i trishtë që i kujtohet moderatorit nga fjalët e të atit në momentet e tij të fundit.

Edhe pse paratë u siguruan falë ndihmës, ai nuk mundi dot të mbijetojë.

“Unë gjatë ditës e shkëput mendjen, por kur vendos kokën të krevati, është momenti më i vështirë. Shumë e freskët si gjë. Të flas për babain është një nga momentet më të vështira. Periudha post Big Brother ishte ndër më të vështirat të jetës sime. Unë hyra në Big Brother pa kokërr leku, pa makinë, pa asgjë, me shpresën që do më ndryshonte jeta. S’kisha asgjë, një periudhë depresive. Marr vesh që babi i ishte ribërë sëmundja dhe s’përballesha dot me këtë fakt. Ishte luftë, shumë traumë, operacionet ishin të trishtueshme. Momenti që s’harroj ishte kur babi ishte në reanimacion në orët e fundit dhe më pyet a i sigurove lekët e operacionit, u siguruan nga Tch, s’e harroj kurrë, megjithëse shkoi si shkoi. Malli vetëm se shtohet, mua më ka marrë tmerrësisht marri ta përqafoj, ta puth, ta prek, t’i marr erë. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, por kam parë një solidarizim të njerëzve, jo vetëm të medias, por edhe ata që s’i njihja. Ishte shumë e vështirë, ishte shumë i ri, mjerë kush i përjeton”- tha Ronaldo mes lotësh./E.Ç

Të fundit

Euro ‘ngec’ përballë lekut, mësoni me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 13 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.9 lekë dhe shitet me 89.3 lekë. Euro blihet me 98.8...

Diell dhe temperatura deri në 24 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira...

Horoskopi 13 Prill 2025/ Java mbyllet me ndryshime dhe emocione të forta për këto shenja

Dashi Komunikimi me të tjerët mund t’ju sjellë pikërisht aty ku duhet të jeni. Mundësia ju pret dhe ju do ta gjeni këtë mundësi kur...

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera, nëse do t'ju kërkohet të vendosni...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Lajme të tjera

Web TV