I dogji “bishën” luksoze Noizyt/ Gjykata e Durrësit merr vendimin për autorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Siar Kontin, autorin e djegies së automjetit tip “Ferrari” në pronësi të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”.

Për 17-vjeçarin nga Vlora, që dyshohet se e ndihmoi Kontin  duke hedhur benzinë në pjesën e parme të automjetit luksoz u vendos masa e sigurisë personale “Detyrim paraqitje”

Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht 2023 në Durrës. Më 11 gusht 2023, policia njoftoi arrestimin e shtetasit Siar Konti, nga Vlora, si autor i zjarrvënies në automjetin luksoz të markës Ferrari, me të cilin Noizy është shfaqur disa herë në rrjetet sociale dhe në klipet e tij muzikore.

I arrestuari ka treguar se ka marrë për ndihmë një të njohurin e tij 17 vjeç nga Vlora, dhe i ka vënë flakën makinës pasi ka hedhur benzinë në pjesën e parme të saj. Automjeti ka qenë i parkuar pranë lokalit të Noizyt në zonën e Currilave në Durrës në datën 6 gusht rreth orës 05:10 kur i është vendosur flaka.

Referuar hetimeve të derimëtanishme, si dhe deklaratës së autorit, zjarri u vu me porosi të Kleviol Ahmetit, një personazh tjetër i muzikës rep, i njohur si “Clevio”./E.T

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV