Balla reagon për plagosjen e efektivit: Kushdo që guxon të ngrejë dorë kundër një polici…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas plagosjes së efektivit të policisë në Pilur, teksa ka informuar dhe për gjendjen e tij shëndetësore.

Balla paralajmëron se kushdo që guxon të ngrejë dorë kundër një punonjësi policie duhet ta dijë mirë se po kryen një krim të rëndë kundër shtetit.

MESAZHI I PLOTË

🇦🇱🦅👨‍✈️ Prej mbrëmë, pak para mesnate, një nga djemtë e rinj dhe të përkushtuar të Policisë së Komisariatit Himarë, Redin Çaushaj, po lufton për jetën në Reanimacionin e Spitalit Vlorë. Mjekët dhe infermieret e këtij spitali kanë bërë më të mirën dhe gjendja shëndetësore e Redianit, edhe pse vazhdon e rëndë, po shfaq përmirësime dhe është stabël për momentin.

Redin Caushaj mban detyrën e inspektorit në Policinë e Shtetit dhe dje edhe pse jashtë orarit të shërbimit është përpjekur të bëjë detyrën duke ndërhyrë për shuarjen e një konflikti mes dy shtetasve, siç jam informuar menjëherë mbrëmë nga Drejtori i Përgjithshëm.

 

Në këtë përpjekje të punonjësit të policisë, njëri nga shtetasit e ka goditur me armë të ftohtë duke e plagosur rëndë. Autori i këtij krimi është arrestuar sot në të gdhirë nga forcat tona të Policisë së Shtetit dhe pres nga Prokuroria Vlorë të bëjë një hetim të plotë, të pavarur dhe një ndëshkim të ashpër për fajtorin.

 

Kushdo që guxon të ngrejë dorë kundër një punonjësi policie duhet ta dijë mirë se po kryen një krim të rëndë kundër shtetit. Do të flas në një moment të dytë sot për këtë çështje.
Redini do të vazhdojë të qëndrojë në Reanimacionin e Spitalit Vlorë, pas konsultimit që patëm me mjekët dhe drejtuesit e Spitalit🙏

Lexo edhe :  Berisha zbulon detaje nga vizita që do zhvillojë në Gjermani
Balla Fb

Të fundit

Pasojat janë të rënda, Kanadaja hakmerret pas vendimit të Trump për tarifat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vënë në jetë premtimin e tij për vendosjen e tarifave të gjera për...

Netanjahu niset në Uashington: Trump mund të riformojë Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit Netanyahu u nis sot për në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington, DC të martën. Lajmi...

G Bani i shpreh pëlqimin, Danja: Këtë situatë mbaje ti mbi supe…

G Bani ka shprehur pëlqim për Danjën, situatë e cila u diskutua këtë mbrëmje. I pyetur gjatë Primes, banori ka pranuar se ka krijuar...

Ekzekutoi të birin me thikë, arrestohet babai në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Asim Gjoni është goditur për vdekje me thikë...

Lot dhe emocione, Livia sheh babanë për herë të parë pas 22 vitesh

Livia ka përlotur me rrëfimin emocionues dhe më pas takimin e parë me të atin, plot 22 vite pasi dyshja nuk kishin pasur asnjëlloj...

Lajme të tjera

Web TV