Fiksimi pas një personazhi të famshëm mund të jetë shenjë e këtij çrregullimi mendor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të adhurosh të famshmit mund të nënkuptojë gjithashtu lidhjen e gjithë jetës suaj rreth një personi me të cilin nuk ke patur kurrë interaktivitet apo ndërveprim domethënës.

Kur dikush arrin statusin e të famshmit, është e natyrshme ta admirosh për arritjet e tyre. Një i famshëm mund të ndikojë edhe në jetën tuaj, pasi mund t’ju influencojë për një udhëtim të caktuar, apo për kauza më të rëndësishme si bamirësia, apo rritja e ndërgjegjësimit.

Por kur një person i famshëm është gjithmonë në mendjen tuaj, ose kur mendoni se identiteti juaj varet nga identiteti i tij, mund të jeni duke përjetuar sindromën e adhurimit të të famshëmve.

Sindroma e adhurimit të të famshëmve është një lloj marrëdhënieje parasociale që ndodh kur admirimi i një personi të famshëm shndërrohet në një magjepsje dhe preokupim obsesiv.

Është përshkruar si një çrregullim obsesiv-varësues (OCD) megjithëse nuk është një gjendje e njohur klinikisht në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore.

Ashtu si të gjitha marrëdhëniet parasociale, sindroma e adhurimit të të famshmëve mund të konsiderohet një marrëdhënie e njëanshme, jo reciproke.

Ajo përfshin një person që po investon shumë kohë dhe energji në një lidhje me dikë (në këtë rast, një personazh i famshëm), që as nuk është në dijeni për ekzistencën e ‘admiruesit’.

Ndërveprimet dhe marrëdhëniet parasociale nuk janë të rralla – ose domosdoshmërisht negative. Lidhjet që ndjeni me personazhet e famshëm, apo edhe me personazhet e trilluar mund të japin mësime pozitive në jetë.

Por sindroma e adhurimit të të famshmëve është më shumë se një marrëdhënie parasociale. Është një model sjelljesh që shpesh janë obsesive, kompulsive dhe varësuese.

Ekspertët besojnë se ekziston në një vazhdimësi dhe janë zhvilluar disa shkallë për të matur nivelin e intensitetit të tij.
Një nga shkallët më të spikatura, u zhvillua në vitin 2002 dhe është krijuar për të vlerësuar nivelet e adhurimit të të famshmëve dhe sesi secili nivel ndikon në mirëqenien mendore.

Lexo edhe :  Simbolet e karabinierëve: historia, uniforma, ngjyrat, motoja dhe tradita e forcës

Rreth një e treta e publikut të gjerë mund të përjetojë adhurimin e të famshëmve në një nivel patologjik kufitar./E.Ç

Të fundit

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me...

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i dhënë fund një periudhe prej...

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Lajme të tjera

Web TV