Keni frikë nga avionët? 4 mënyra që do t’ju ndihmojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse udhëtimi me aeroplan, apo edhe mendimi për të, ju shkakton ankth të fortë, simptoma fizike (dridhje, vjellje, rrahje të shpejta të zemrës, ose ndonjë mosfunksionim në jetën tuaj personale, atëherë është një fobi. Dhe si çdo fobi, edhe kjo është pjesë e çrregullimeve të ankthit. Por një stjuardesë përpiqet të largojë aerofobinë tuaj duke propozuar katër zgjidhje në TikTok.

Duhet theksuar se @cici.inthesky ka mbi 350,000 ndjekës. Pra shikoni se çfarë sugjeron ajo.

Do t’ju duhet të paguani më shumë

Kjo lëvizje është e nevojshme për të zgjedhur ndenjësen e duhur për një udhëtim me më pak frikë. Stjuardesa pohon se zgjidhja më e mirë është të zgjedhësh një vend që do të jetë afër krahëve të avionit. Krahët janë një vend që nuk ka aq shumë turbulenca në krahasim me bishtin e avionit, ku zakonisht kërcen pak më shumë.

Njoftoni stjuardesat për aerofobinë tuaj

Është e rëndësishme të njoftoni stafin për çdo fobi në lidhje me fluturimin, pasi stjuardesat janë zakonisht ato që japin këshilla dhe qetësojnë pasagjerët në ankth. Të silleni çuditshëm për shkak të panikut tuaj nuk do ta lehtësojnë situatën.

Vendosni kufjet për të larguar zhurmat e jashtme

Zhurma e ngritjes dhe uljes së avionit dhe gjithashtu të pasagjerëve të tjerë shkakton ankth, kështu që kufjet janë një zgjedhje e mirë. Sidomos në fluturimet e gjata, ato do të jenë shumë të dobishme.

Mos e përjashtoni kërkesën për ndihmë

Nëse shihni që fobia juaj vazhdon, është mirë të kërkoni ndihmën e një eksperti dhe të filloni trajtimin. Nëse asgjë tjetër nuk ju relakson, mund ta lini veten në duart e ekspertëve.

Lexo edhe :  Lajm i fundit/ Mediat spanjolle raportojnë: Ndërron jetë ylli i Liverpool

Mos harroni se si me çdo çrregullim ankthi, është mungesa e kontrollit që shkakton simptomën dhe personi duhet ta shohë dhe ta trajtojë atë në mënyrë që fobia të zhduket.

Përveç të gjitha sa më sipër që është mirë të provoni, është e rëndësishme të mbani mend sa herë që ndiheni të shqetësuar dhe në panik, se aeroplanët janë një nga mënyrat më të sigurta të transportit. Është edhe më i sigurt se makina./E.Ç

Të fundit

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

“Meta dhe Berisha kanë përvetësuar 200 mld euro”/ Beqiri: Kanë bërë batërdinë në vend

Shqipëria në këto tre dekada është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe kjo ka disa persona, që duhet të mbahen përgjegjës. Kështu u shpreh...

Diskursi mbi Gazën është “Vylan-izuar” – kjo strategji shpërqendrimi nuk funksionon më

Archie Bland Nëse je i përfshirë në biznesin e etiketimit të “përbindëshave”, nuk është çudi që të shkëlqejnë sytë kur dëgjon për një grup punk...

Lajme të tjera

Web TV