77 vite bashkë/ Martesa e ish-presidentit amerikan thyen çdo pritshmëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter, dhe bashkëshortja e tij, Rosalynn Carter, e cila sot mbush plot 96 vjeç, vazhdojnë të jenë të martuar edhe pas 77 vitesh jete së bashku. Pavarësisht problemeve shëndetësore që ish-presidenti Carter ka pasur, ku dhe u shtrua në spital 6 muaj më parë, dhe problemeve që bashkëshortja e tij ka pasur me demencën, çifti vazhdon të jetojë bashkë në shtëpinë që ata kanë ndërtuar që në 1961-shin në “Plains, Ga”.

Edhe pse në një moshë mjaft madhore, ku afro po mbush 99 vjeç, Jimmy Carter vazhdon të vëzhgojë aktualitetin politik. Ai madje ka mbajtur qëndrime kritike ndaj ish-presidentit Trump, për faktin se ky i fundit kontestoi zgjedhjet presidenciale të 2021-shit në Amerikë. Carter gjithashtu ka jetuar më gjatë se çdo president tjetër amerikan.

Carter, që shërbeu vetëm një mandat si presidenti i 39 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fitoi dhe çmimin Nobel për paqe në vitin 2002, falë punës së tij për të zgjidhur në mënyrë paqësore konfliktet ndërkombëtare, etj.

Martesa 77 vjeçare e çiftit është për në librat e rekordeve dhe Rosalynn Carter është e dyta “zonjë e parë” më jetëgjatë, pas Bess Truman e cila ndërroi jetë në moshën 97 vjeçare. Vitet duket se kanë provuar më së miri dashurinë e ish-presidentit dhe ish-zonjës së parë.

A. S

Të fundit

Shqipëri “e thatë” në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Pas barazimit pa gola me Serbinë në "Air Albania", transferta e sotme e kombëtares shqiptare me Letoninë nuk rezultoi...

Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku...

“Urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka foluar në emisionin "Frontline" në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Erion Braçe ka...

15-vjeçari me probleme mendore dhunon babai dhe gjyshen! Edhe ngacmim seksual

Një baba nga Saranda akuzon djalin e tij 15 vjeçar se ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe gjyshes 85 vjeçare. Madje këtë të fundit edhe...

Blendi Kajsiu: Cila është anomalia politike e Shqipërisë?

Kolegu Bushati argumenton se kush pretendon se Berisha i humbi zgjedhjet, apo se Rama i fiton zgjedhjet përballë berishizmit edhe pa krimin e organizuar,...

Lajme të tjera

Web TV