Kruja tërheq turistë të huaj/ Cana sjell të afërmit: I befasuar nga numri i vizitorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është duke përjetuar një bum të jashtëzakonshëm turistik. Shtetas shqiptarë dhe të huaj nga shumë vende të botës, kanë zgjedhur këtë vit “vendin e shqiponjave” për të kaluar pushimet.

Padyshim që qëllimi kryesor është shijimi i bukurive që sjell bregdeti jonë, por nuk mbetet pas as edhe trashëgimia kulturore.

Përpos jugut, Kruja është një nga vendet më të vizituara nga shtetas shqiptar dhe të huaj nga vende të ndryshme të botës.

Rrugët e kalldrëmta të qytetit antik janë të mbushura si kurrë më parë. Muzeu Kombëtar është i mbushur me grupe të mëdha turistësh.

Një prej vizitorëve është edhe legjenda e kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili shprehet se ka sjellë në Krujë, motrën me bashkëshortin e saj, të cilët vijnë për herë të parë në Shqipëri.

Cana gjithashtu shprehet se është i befasuar nga fluksi i lartë i turistëve vendas dhe të huaj.

“Kam qenë disa herë këtu. Sot po bëj shoqëruesin e motrës dhe burrin e motrës. Për burrin e motrës është hera e parë që vjen në Shqipëri. Kruja është simbolika e rëndësishme e historisë sonë.

Ka jashtëzakonisht shumë turistë. Sa më shumë do ecim përpara, aq më shumë turistë do ketë në Shqipëri. Vendi po njihet më shumë edhe ndërkombëtarisht, media bën të vetën, rrjetet sociale bën të vetën, shqiptarët nëpër Evropë bëjnë të veten. Ne duhet të përpiqemi të jemi sa më të denjë për t’i mirëpritur” u shpreh Cana.

Ky vit shënon rekord edhe për Krujën sa i përket numrit të lartë të turistëve, ndërsa të huajt po vizitojnë edhe zona të tjera në Malësinë e Krujës.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV