Athina kërcënon hapur Shqipërinë/ Nëse Beleri nuk betohet, harrojini paratë nga Evropa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çështja Beleri është kthyer në kryefjalën e mediave greke, sidomos pasi figurat më të rëndësishme të politikës greke shigjetojnë me deklarata të forta Shqipërinë. Së fundmi, në një intervistë për mediat e huaja, Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale në Greqi, Adonis Georgiadis ‘kërcënoi’ se do të bllokonte financimet për Shqipërinë dhe se do të paguajë një çmim shumë të lartë. Ai paralajmëroi Shqipërinë me një gjuhë të ashpër nëse nuk bëhet betimi i Belerit, Shqipëria do të ketë pasoja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Ta harrojë paratë nga BE nëse pengon betimin e Beleri. Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve.”- tha ministri i Punës në Greqi.

Kjo deklaratë e ashpër vjen pak pasi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dha një mesazh haptazi për krisjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, me protagonist kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i arrestuar për shitblerje votash. Mitsotakis ftoi në një takim informal të gjithë krerët e Ballkanit Perëndimor dhe përjashtoi Ramën, ndërsa ftesa e tij u refuzua nga Presidenti Bajram Begaj.

Lidhur me këtë zhvillim, Ministri u shpreh se tregon vendosmërinë e palës greke për të zgjidhur çështjen Beleri.

“Vendimi i Kyriakos Mitsotakis për të ftuar të gjithë të tjerët, përveç Ramës, mendoj se tregon se çështja e Fredi Belerit nuk po kalon aspak pa pengesa në qeverinë greke”, tha ministri.

Mospjesëmarrja e Shqipërisë në darkë, vjen në një kohë kur Tirana dhe Athina zyrtare janë përplasur për çështjen e Fredi Belerit.

Nga njëra anë është qeveria greke që kërkon lirimin nga qelia të kryebashkiakut të Himarës dhe nga ana tjetër qëndrimi i pandryshuar i Ramës, i cili arrestimin dhe hetimin e Belerit në akuzë për blerje të votave, e quan çështje të drejtësisë në të cilën Greqia nuk duhet të ndërhyjë

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV