Ferrari i djegur i vitit 1954 shitet për 2 milionë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një makinë e vjetër garash Ferrari është shitur në ankand në SHBA për gati 2 milionë dollarë. Kjo makinë mori flakë gjatë një gare në vitet 1960 dhe nuk u prek për dekada. Ajo drejtohej nga Franco Cortese, shoferi i parë i garave të Ferrarit. Analistët thonë se blerësi i ri mund të dëshirojë ta rindërtojë atë në mënyrë që të mund të garojë përsëri.

Makina e vitit 1954 është një 500 Mondial Spider Series I, një nga 13 të prodhuara në të gjithë botën, nga projektuesi Pinin Farina. Në vitin 1954, Cortese e çoi Mondial në Mille Miglia, një garë 1,600 km nëpër Itali.

Gjatë viteve, Mondial u rrëzua shumë herë dhe pësoi dëmtime nga zjarri. Në vitin 1978, kjo makinë u ble nga një koleksionist amerikan, i cili e ruajti atë në gjendje të dëmtuar.

Në vitin 2004 makina u zbulua, së bashku me 19 Ferrari të tjerë, kur një uragan shpërtheu çatinë e një hambari, ku ata mbaheshin në Florida.

Drejtuesi i ankandit RM Sotheby’s thotë se automjeti do të kërkojë “një restaurim gjithëpërfshirës për ta kthyer makinën në gjendjen e ditëve të saj të lavdisë, por procesi premton të jetë shumë shpërblyes”./nsh

Të fundit

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV