Kërcënimet e Serbisë për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Rama: Të rrezikshme!

Kryeministri Edi Rama thotë se kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veiut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme.

Sipas kreut të qeverisë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit.

Rama nënvizon se nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë!

‘Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.’- shkruan Rama.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama vjen pas publikimit të një artikulli nga ‘The Geopost’ ku theksohej se Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi vazhdojnë të jenë target i kërcënimeve të Republikës së Serbisë.

‘Stabiliteti i tyre shtetëror vazhdon të cenohet nga brenda, fuqizuar nga forca serbe e pro-serbe të cilat leksionet i marrin nga Beogradi zyrtar.’- shkruhej në artikull.

Ministri Vuçeviç në kërcënimet e hapura të tij në mediian kombëtare serbe, Pink ka thënë se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë zemëruar aq shumë Serbinë kur njohën shtetin e Kosovës, sa ky veprim ka për t’i goditur në kokë sikur që po goditet Ukraina.

Lexo edhe :  KQZ i kthen përgjigje kompanisë postare/ Tërhiq “presionin”për kamatvonesat, nuk paguajmë

“A po flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A flini të qetë? Ata mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe se i kanë zgjidhur problemet e tyre… Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur u bënë anëtarë të asaj sigurie kolektive, apo Aleancës së NATO-s, menduan se i kishin zgjidhur të gjitha problemet dhe se asgjë më nuk mund të ju ndodhë”, thotë Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeçiv.

Ky paralajmërim se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mund të përballën me probleme dhe se nuk do të jenë të qeta edhe nëse janë anëtare të NATO-së, duhet të jetë alarmues para së gjithash për Aleancën, e më pastaj edhe për qetësin e afërsinë e rrymave politike të këtyre vendeve me Serbinë./KB