Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve dhe rafteve të mbushura me ushqime.

Nga larvat dhe fluturat e ushqimeve nuk shpëton asnjë produkt, por ato që preken më shumë, janë orizi dhe mielli.

Këto flutura fshihen shumë lehtë nëse futen në kutitë ose qeset jo të mbyllura mirë të ushqimeve. Një flutur e tillë jeton mesatarisht nga 30 deri në 300 ditë, prandaj dhe t’i largosh këto flutura të bezdisshme duket se kërkon shumë mund.

Si të pastrosh kuzhinën nga fluturat e ushqimit

Së pari këto insekte duhen identifikuar përpara se të eliminohen. Fluturat e ushqimit kanë ngjyrë kafe ndërsa larvat ngjajnë si krimba të bardhë që gjenden kryesisht në ushqimet e thata. Fluturat e mëdha gjithashtu thurin rrjeta të imëta nëpër cepat e dollapëve ose të kutive të ushqimeve. Hapi i dytë është që të hiqni çdo produkt ushqimor nga dollapët dhe t’i kontrolloni një nga një. E rëndësishme është që të gjeni burimin që ushqen këto flutura dhe më pas ta hidhni në plehra. Çdo ushqim që ka gjurmën më të vogël të fluturave duhet hedhur menjëherë. Më pas, ushqimet e paketuara duhen futur në frigorifer për disa ditë.

Pastërtia e dollapëve të ushqimeve

Duhet të lani çdo sipërfaqe të dollapëve të ushqimeve me ujë të nxehtë me sapun. Sigurohuni që të fërkoni mirë çdo cep të dollapëve ku mund të jenë fshehur larvat.

Në fund këshillohet që t’i pastroni me pak uthull për të garantuar një higjenë të plotë. Në po të njëjtën mënyrë duhet të pastroni çdo enë që përdorni për të ruajtur ushqimet. Thajini mirë përpara se t’i mbushni sërisht.

Lexo edhe :  Çfarë ndikon në dashurinë tonë për matematikën?

Kurthet e duhura për fluturat

Nëpër dyqane mund të blini letra ngjitëse që shërbejnë si kurth për fluturat e ushqimeve. Mbajini në dollapë dhe ndërrojini herë pas here deri të mos ketë flutura për t’u ngjitur.

Masa parandaluese

Një tjetër këshillë rekomandon të merrni një tufë me gjethe dafine dhe ta vendoseni nëpër dollapët e ushqimeve. Sa herë që të jetë e mundur drithërat dhe miellin mbajini në frigorifer për disa ditë përpara se t’i vendosni nëpër dollapë./E.Ç

Të fundit

I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin! Prindërit vrapojnë për ta kapur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një i ri ka...

Izraeli zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 30 qershor

Kabineti izraelit ka miratuar zgjatjen e emergjencës së jashtëzakonshme në të gjithë vendin, deri më 30 qershor, pas sulmeve nga Irani. Situata është shumë e...

Dasmë si në përralla, Alex Soros martohet me Huma Abedin. Rama i ftuar

Ish-ndihmësja politike e Hillary Clinton, Huma Abedin, është martuar ditën e djeshme me Alex Soros, djalin e miliarderit George Soros. Çifti organizoi një dasmë...

Stoli i Italisë gjen zgjidhje zyrtarisht: trajneri i ri është Gennaro Gattuso

Italia ka zyrtarizuar Genaro Gatusson si trajnerin e ri të përfaqësueses. Gatuzo do të pasojë Spalletin, i cili u largua nga drejtimi i...

“Ndaj PSG do jetë mision i vështirë“, Simeone: Në Botërorin e Klubeve tregojmë veten:

Trajneri i Atletico Madrid, Simeone iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj PSG-së në Botërorin e klubeve. “Liga dhe Botërori i Klubeve janë dy...

Lajme të tjera

Web TV