Avioni në rënie të lirë, momentet e fundit të Prigozhin dhe nëntë pasagjerëve të tjerë

Një video po qarkullon në medie dhe rrjete sociale teksa duket se janë momentet e fundit të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë anëtarëve të bordit të avionit që u rrëzua në Moskë këtët të mërkurë.

Në pamje shikohet avioni “Embraer” me të cilin thuhet se Prigozhin po udhëntonte nga Moska për në Shën Petersburg. Avioni, i cili mbante dhjetë persona, u rrëzua në veri të Moskës në rajonin Tver dhe dyshohet se është qëlluar nga mbrojtja ajrore ruse.

Në një tjetër postim në rrjetet sociale të medieve bjelloruse, shikohen rrënojat e avionit ngjyrë blu me shifrat 795, të cilat janë tre shifrat e fundit të numrit serial RA-02795, të cilat i përkasin avionit personal të Yevgeny Prigozhin, “Embrarer Legacy 600”.