Mënyra se si ecni mund të zbulojë nëse keni ndonjë sëmundje të fshehur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ecja është proces shumë i ndërlikuar. Çdo hap përfshin edhe sistemin nervor, edhe sistemin kockor, ndërkaq kjo ndodh automatikisht.

Ekziston besimi i cili konfirmon që hapat mund të zbulojnë shumëçka për ndonjë person.

Veç asaj që mënyra se si hidhni hapat mund të tregojë çdo gjë për personalitetin tënd, ekzistojnë edhe 7 lloje hapash të cilët mund t’ju tregojnë disa probleme shëndetësore.

Zbuloni se çfarë mund të zbulojnë hapat tuaj për problemet tuaja të fshehura potenciale shëndetësore.

Nëse vëreni ndonjërën nga këto gjëra te vetja, te miqtë apo te ndonjë anëtar i familjes, patjetër sugjeroni të shkojë te mjeku.

1. Hapa të vegjël- Problemi me kërdhokullat dhe me gjunjët

Kur thembra prek tokën në fillim të hapit, gjunjët patjetër duhet të jenë sa më drejt. Nëse nuk janë, mund të jetë shenjë që diçka rrezikon lëvizshmërinë e nyjave të gjunjëve.

Njerëzit e tillë zakonisht ecin me hapa të vegjël. Ecja e ngjashme zbulon edhe ata të cilët kanë probleme me kërdhokullat.

2. Çalimi- Artriti i gjunjëve

Nëse ecja e dikujt është jostabile dhe personi nuk mund të mbështetet në njërën këmbë. Ndonjëherë personi mund të humbë ekuilibrin, aq më parë nëse gjuri shtanget.

Kjo është e rrezikshme, sepse gjuri mund “të shtanget” në momentin e keq, ndërkaq personi mund të rrëzohet dhe të lëndohet. Ecja jostabile është shenjë që mjeku duhet ta kontrollojë gjurin.

3. Tundja e duarve- Probleme me shpinën

Kur bëni hapin me këmbën e djathtë, muskujt e torzosë të anës së majtë punojnë si stabilizatorë, prandaj e nxirrni dorën e majtë përpara. Ky parim funksionon për çdo hap. Nëse amplituda e lëvizjes së dorës është e vogël, ndoshta keni probleme me shpinën: siç janë hernia e diskut kurrizor apo ndonjë çrregullim tjetër.

Lexo edhe :  Arsyet pse kafeja mund t’ju bëjë të ndjeni të përziera

Nëse ndjeni shtangie në duar derisa jeni duke ecur, rekomandohet që të shkoni te ortopedi apo neurologu.

4. Luhatja- Skleroza multiple, çrregullime neurologjike, probleme me muskuj

Në vend që të ngrini këmbën dhe që pastaj butësisht ta lëshoni në tokë, këmbën e përplasni përtokë.

Kjo mund të ndodhë për shkak të distrofisë së muskujve, nervave të shtangur, problemeve me shpinën apo sklerozës multiple.

5. Kolovitja dhe animi- Lëndimi i kokës

Nëse vëren që personi vështirë e mban ekuilibrin dhe që pak anon kur ecën, nuk do të thotë që është i dehur. Ecja e tillë mund të jetë pasojë e lëndimit të kokës.

Duhet të kujdeseni për personin e tillë, sepse pas lëndimit të kokës, personi mund të ketë marramendje kur ngjit shkallët.

6. Lëvizje e ngadalshme- Depresioni

Kur vështroni personin depresiv, mund të vëreni lëvizje vertikale të kokës, kolovitje e pjesëve të sipërme të trupit, hapa të ngadalshëm dhe të shkurtër dhe lëvizje të ngadalshme.

Nëse personi ndihet i pikëlluar, mund ta ndihmoni që të shpejtojë, sepse kështu do ta ndihmoni që të ndihet paksa më mirë. Ndryshimi i shpejtësisë së ecjes shkakton ndryshim të humorit.

7. Lëvizje e shtangur- Tkurrja e muskujve

Femrat të cilat përdorin këpucë me taka të larta dhe personat të cilët nuk shtrijnë muskujt pas trajnimit, mund të vuajnë nga tkurrja e muskujve. Nëse nuk i shtrini muskujt, mund të shkaktoni lëndime të gjunjëve dhe të nyjave.

Këshillë plus. Nëse ngadalë i lakoni gjunjët derisa zbritni shkallët, gjunjët tuaj do të jenë shumë më të shëndetshëm./E.Ç

Të fundit

Ndryshim total te Metalurgjiku dhe Kombinati, parqe eko-industriale me standard të BE

Zonat industriale që janë degraduar për shkak të mungesës së aktivitetit, do të hyjnë në një fazë të re...

I vdiq pacientja gjatë ndërhyrjes, reagon mjeku Ilir Shani: Kur doli nga salla ishte mirë

Mjeku Ilir Shani, i cili realizoi operacionin e 54-vjeçares në Durrës e cila humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale, ka reaguar për herë të parë...

La pas mijëra viktima/ Ky është tërmeti, 9.6 ballë më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë

Më 22 maj 1960, Kili ishte vendi i tërmetit më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë nga instrumentet sizmike. Me një magnitudë prej 9.5 ballë , por sipas burimeve të tjera...

Beti Njuma për ikjen e Artan Lames: Ti e bëre betejën tënde, por e keqja është më e fortë

Ikja e papritur e Artan Lames i ka shokuar të gjithë. Miqtë e shumtë kanë mbetur pa fjalë nga lajmi i kobshëm që mbërriti...

Si po përpiqen dronët-mashtrues rusë të mposhtin mbrojtjen ukrainase

Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia shpesh quhet lufta e parë e madhe me dronë. Sipas mediave të huaja, ndërsa konflikti...

Lajme të tjera

Web TV