Zjarri në Laç/ Ja si paraqitet situata

Një zjarr i madh përfshiu pishat në Laç mesditën e së martës 22 gusht. Flakët u përhapën me shpejtësi dhe përfshinë një sipërfaqe të madhe.

Retë e dendura të tymit mbuluan gjithë zonën.

Mbi 50 efektivë të Forcave të Armatosura, katër mjete zjarrfikëse dhe një helikopter Cougar u vunë në dispozicion për të neutralizuar flakët.

Në rrezik për përfshirjen nga flakët ishte dhe kisha e Shën Antonit në Laç por tashmë u arrit të bëhej izolimi. Ka vetëm disa vatra të vogla zjarri.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies, 41 vjeçarin V.H, i cili ka pasur për qëllim të djegë disa mbeturina por flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Dënimi i zjarrvënies në pyje është deri në 15 vjet burg./E.T