32-vjetori i Pavarësisë së Ukrainës, Nikolla: Përshëndetjet më të ngrohta nga Kuvendi

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar Ukrianën me rastin e 32-vjetorit të Pavarësisë.

“Me rastin e 32-vjetorit të miratimit të Aktit të Pavarësisë së Ukrainës, i dërgoj popullit të Ukrainës, Parlamentit dhe Presidentit, kolegut Ruslan Stefanchuk, përshëndetjet më të ngrohta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht.

Shpallja më 24 gusht 1991 e pavarësisë së shtetit modern ukrainas kremtohet në kushtet e rënda të agresionit të Rusisë.

Shqipëria ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të luftës së drejtë të popullit ukrainas për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të shtetit mik të Ukrainës.”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.