Naftë me cilësi saudite në Shpirag, Rama premton paga dhe pensione të larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama theksoi se gjetja e naftës në Shpirag është një burim i ri masiv investimi dhe financimi në organizmin e ekonomisë shqiptare. Ai tha se cilësia e kësaj nafte të gjetur është e krahasueshme me atë të vendeve arabe. Gjetja e naftës në këtë zonë, sipas Ramës, do të ndikojë në rritjen e pagave dhe pensioneve.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp së bashku me ministren e Energjitikës Belinda Balluku për të të folur për naftën e gjetur në Shpirag. Kryeministri tha për të disatën herë se në Shpirag të Beratit është gjetur naftë dhe gaz, por nxjerrja në sipërfaqe nuk është ende e sigurt pasi ndodhet 6 kilometra nën tokë. “Së pari një herë, ne ndihmën e zotit, duhet ta them, testi të jetë i suksesshëm. Fluksi i produktit të jetë i lartë dhe të ketë nën vete një presion të qëndrueshëm edhe të jetë i mjaftueshëm për të justifikuar këtë investim kolosal. Nafta është njësoj si ajo Premium e Arabisë Saudite”, tha Rama. Në janar pritet të jepet përgjigja finale nga kompania SHELL. Gjithsesi, kjo nuk e ka penguar qeverinë shqiptare që të mendojë se si do të shpenzohen paratë që hipotetikisht do të përfitojë. “Nuk do të them se çdo njëri do të marrë një kovë me naftë apo një dorë me lek, por kjo do të impaktojë pensionet, bilancin e pagesave të Republikës së Shqipërisë, sistemin e arsimit, sistemin e shëndetësisë dhe do të impaktojë mirëqenien e fëmijëve tanë sepse ato do të jenë përfituesit më të mëdhenj”, shtoi kreu i qeverisë. Sipas të dhënave të qeverisë, nafta e Shpiragut mund të impaktojë ekonominë shqiptare me më shumë se disa qindra milionë euro në vit dhe do të ulë çmimin e karburantit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Zv.kryeministrja, njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dhënë detaje, duke folur me shifra, se çfarë do të përfitojnë shqiptarët nga zbulimi i naftës në zonën e Shpiragut. Ajo tha se fitimet mund të arrijnë deri në 1.5 mln dollarë. “Përsa i përket produktit, që është një e ardhur, e cila zgjat nga 25 deri në 30 vite në bazë të kontratës, pasi kontratat hidrokarbure duke hequr të gjitha vitet e eksplorimit, vitet e testimeve etj, janë operative 25 me një të drejtë shtyrje dhe 5 vite të tjera, pra 30 vite, kanë të bëjnë me rentën minerare, e cila në Republikën e Shqipërisë ose në rastin e këtyre kontratave është e dakordësuar që të jetë 10 % renta minerare mbi produktin, ndërkohë tatim-fitimi është në masën 50% i dakordësuar. Nga ana tjetër, kemi bonusin e prodhimit që është 250 mijë dollarë me prodhimin e fuçisë së parë siç e thashë; 750 mijë dollarë kur prodhimi arrin 15 mijë fuçi; 1.5 milionë dollarë kur prodhimi arrin 30 mijë fuçi në ditë, ndërkohë që janë dhe të gjitha bonuset e tjera. Ajo çka është më e rëndësishmja për qeverinë, është granti i faktorit R që do të aplikohet nga fillimi i kësaj kontrate. Çfarë presim nga prodhimi? Ne kemi rënë dakord që pavarësisht se ne kemi një parashikim të shifrave dhe skenarësh nga Shell, por kemi rënë dakord me kompaninë duke qenë se ata e kanë politikë dhe ne duhet ta respektojmë këtë, që mos te deklarojmë skenarët që ata kanë marrë për bazë”, tha Balluku. Nisur nga këto të ardhura, Balluku tha se këto para do të menaxhohen nga një Fond Sovran. Mënyra e menaxhimit të nëntokës shqiptare në të shkuarën për Edi Ramën është simbol i korrupsionit, duke përmendur edhe kontrata koncesionare që thotë se e ka pasur të pamundur t’i çmontojë. Korruptive janë cilësuar nga SPAK edhe kontratat e inceneratorëve apo sterilizimit, miratuar nga Qeveria e tij, por kreu i qeverisë refuzoi që të jepte përgjigje kur u pyet nga gazetarët për to.

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV