Rihanna kërcënon me padi dy biznesmene shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy mikeshat nga Kosova, Rita dhe Florjana, të cilat jetojnë në Zvicër, kanë hapur një biznes të ri ndërsa emri i tyre i markës duket se është bërë problem për Rihannën.

Kjo pasi vajzat shqiptare vendosën ta quajnë markën e tyre në industrinë e modës “Riana” sepse është një ndërthurje e dy emrave të tyre, Rita dhe Florjana.

Pikërisht ky emër e ka shqetësuar këngëtaren me famë botërore, e cila ka dërguar ekipin e saj të avokatëve për të marrë përsipër situatën. Emri i markës “Riana” nga njerëzit do të lidhej me Rihannën, ndaj pretenduan se suksesi i dy vajzave do të ishte në kurriz të këngëtares.

Kështu avokatët kërcënuan Ritën dhe Florjanën se do t’i padisnin nëse nuk do të ndryshonin emrin e biznesit të tyre. Për këtë arsye shqiptarët ndryshuan qëndrimin e bashkimit të emrave, duke e quajtur firmën e re “Anari”.

“Ne jemi një kompani e re dhe thjesht donim të fillonim me shkronjat e para të emrave tanë. Ne e regjistruam biznesin në Cyrih dhe emri i Rihannës nuk kishte asnjë lidhje me punën tonë. Ishte fundi i botës për ne kur avokatët e Rihannës na kërcënuan. Rihanna është shumë e madhe dhe nuk kemi në plan të hyjmë në proces gjyqësor me të. Tani kemi një emër tjetër”, kanë thënë vajzat për mediat zvicerane./ E.Ç

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV