A e dini se si ndikon uji i detit në shëndetin tonë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga kohërat e lashta, njerëzit e kanë ditur se deti ka një efekt pozitiv në shëndet. Shkencëtarët kanë dhënë katër arsye pse duhet të hidheni në det sa më shpejt të jetë e mundur gjatë pushimeve.

Shkencëtari grek Hipokrati, betimin e të cilit mjekët ende e bëjnë kur pranojnë profesionin e tyre, trajtoi shumë nga pacientët e tij duke i larë në ujë të pasur me minerale. Shkenca moderne tashmë i ka konfirmuar gjetjet e tij.

Janë disa arsye shëndetësore pse duhet të shkoni menjëherë në plazh dhe të hidheni në det:

Uji i detit është plot me vitamina, kripëra, aminoacide dhe mikroorganizma, që veprojnë si antibiotikë natyralë dhe ndihmojnë trupin tuaj t’i luftojë bakteret e dëmshme.

Duke thithur ajrin e detit, ju do të futni në trup jone të ngarkuara negativisht, të cilët janë gjithashtu të rëndësishëm për mbrojtjen e trupit. Gjithashtu, duke notuar do të zgjeroni poret në lëkurë, gjë që do të përshpejtojë eliminimin e toksinave.

Mund ta përmirësojë qarkullimin e gjakut

Noti kontribuon shumë në cilësinë e qarkullimit të gjakut dhe uji i ngrohtë i detit mund t’i kompensojë në mënyrë efektive mineralet e humbura për shkak të stresit, ushqimit të dobët dhe ndotjes së jashtme.

E baraspeshon organizmin

Gjatë notit në det, trupi juaj fillon një sistem vetëshërues, duke reduktuar simptomat e sëmundjeve, si astma, artriti, bronkiti dhe inflamacioni.

Uji i pasur me magnez relakson muskujt dhe ndikon pozitivisht në cilësinë e gjumit, gjë që kontribuon në stabilitetin mendor dhe disponim të mirë.

Mund të ketë efekt pozitiv në lëkurë

Magnezi i përmendur tashmë në ujin e detit ndihmon në hidratimin dhe pamjen e jashtme të lëkurës. Është efektiv edhe në reduktimin e skuqjeve dhe zonave të vrazhda të lëkurës, si dhe rekomandohet që personat që vuajnë nga probleme dermatologjike të kalojnë sa më shumë kohë në det./E.Ç

Të fundit

Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën...

Ukraina: Rusia do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale

Rusia planifikon të kryejë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin sonte, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës. Sipas...

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet siguroi mes emigrantëve nga sa...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Ilir Meta refuzon mandatin: “Nuk pranoj asnjë marifet”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

Lajme të tjera

Web TV